Policia italiane ndalon në autostradë shqiptarin e hipur në bicikletë: Dua të shkoj në Shqipëri! U gjobit me 600 euro

Policia italiane ndalon në autostradë shqiptarin e hipur në bicikletë: Dua të shkoj në Shqipëri! U gjobit me 600 euro

Fotografi ilustruese

"Dua të kthehem në Shqipëri", - ishin këto fjalët e përdorura një shqiptar 33 vjeçar i cili u ndalua në një autostradë në Itali teksa hipur në bicikletë ishte nisur për në vendin e tij të lindjes.

Sipas të përditshmes italiane, Il Gazzettino.it shqiptari me banim në Marca, i cili ishte shtruar në spital në Ca 'Foncello para tre ditësh pasi vuante nga ankthi  prej karantinës së gjatë për shkak të pandemisë nga koronavirusi. Në çastin e ndalimit ai ende kishte në kyçin e dorës byzylykun e spitalit me emrin dhe datën e shtrimit në spital.

Ai kishte dalë nga shtëpia e tij me bicikletë, pa maskë dhe doreza të cilat në këtë kohë janë të detyrueshme në rast lëvizje, dhe ishte drejtuar drejt daljes së autostradës Treviso Nord, në San Sisto di Villorba dhe kishte kaluar barrierën, ishte devijuar në karrexhatën jugore që të shkonte për në Venecia dhe kishte filluar udhëtimin e tij të pamundur drejt portit të qytetit të lagunës dhe më pas për në shtëpi.

Gjatë rrugës disa shoferë e kishin ndeshur në rrugë, kishin menduar se ai ishte një çiklist i vërtetë që po rrezikonte lëkurën e tij. Mesa duket njëri prej tyre kishte lajmëruar urgjencën dhe policinë dhe një ambulancë u dërgua në vendngjarje, ndërsa një patrullë e forcave të rendit arriti tek ai brenda pak minutash. Agjentët e policisë e ndaluan dhe pas identifikimi shqiptari ia besuan kujdesit të mjekëve dhe infermierëve.

33-vjeçari shqiptar ishte në një gjendje psikologjike të rëndë, por kjo nuk ishte e mjaftueshme që ai të shmangte një gjobë shumë të lartë: 42 euro për hyrje të parregullt në autostradë (biçikletat nuk lejohen) dhe 533.33 euro për mosrespektim të dekretit të qeverisë e lëshuar për të shmangur përhapjen e koronavirusit. Kur u pyet nga policët për arsyet që e kishin shtyrë të dilte në autostradë me biçikletë, shqiptari u përgjigj se ishte i rraskapitur dhe se dëshironte të kthehej në vendin e tij të origjinës, në Shqipëri. Por, në rastin më të mirë, ai do të duhet të presë për një kohë të gjatë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Proka: 19/04/2020 16:15

    Me dhimbset per situaten qe e detyroi te merre nje vendim te tille, normalishte do duhej falur, distancen e 2 metrave e mbajti.

    Përgjigju
  • Nuri: 19/04/2020 10:42

    Gjynah nuk duhet te paguaj as gjobe as ni gja ...ka qene ne ni gjendje shume psikologjike ..se njeri normal nuk e ben kete gje ..ka pas nevoj per ndihm dhe mbeshtetje

    Përgjigju
  • rozi: 18/04/2020 19:28

    Nuk e marr vesh, banonte në Itali dhe tani, pikërisht tani u kujtua për të shkuar në Shqipëri?Ku e con mushka? Apo ku e coi bicikleta? Tek gjoba? e morët vesh sa është gjoba në Itali? Mos thoni se atje paguhen mirë. Shumë shqiptarë që njoh thonë që paguhen për faqe të zezë, e bëjnë punë të zeza për të mbijetuar. Tani të paguajë gjobë...apo ja falin thua?

    Përgjigju
    • Agron: 18/04/2020 20:22

      Po italia eshte per faqe te zeze per veten e saj me shume borxhe e’jo me shqiptaret. Normale qe do ta paguaj gjoben ska shanse, nuk jan te gjithe si EdiRama.

  • Fatjon: 18/04/2020 17:32

    Jam dakort me kete vendim ku ti gjejn leket shqiptaret

    Përgjigju
    • Agron: 18/04/2020 18:16

      Si gjithe te tjeret, shanset per te gjithe njesoj jane.

  • Tironsi: 18/04/2020 16:40

    Jojo te rrinine shtepi sine te gjith ato qe thyn karantinen dote thot qe kan lek per gjoba sekan problem zduet te falen qe teju hyjn ment ne kok per tre vjet shpellarvet te saliut

    Përgjigju
    • Just Me: 18/04/2020 18:28

      Nga menyra si po flet, dukesh me shpellar ti. Nga e kuptove qe eshte i Saliut? Po mos te ishte ne gjendje te rende psikologjike dhe situate ankthioze, do mendoja se eshte tamom tirons si puna jote, por ne kete situate as nuk e gjykoj fare.

  • qani: 18/04/2020 13:41

    Po na nxoret bojen more gje e trashe.

    Përgjigju
    • melaim: 19/04/2020 16:45

      me shpellar se tironsit nuk ka qe arin te jap koment per nje te semure

    • Alban: 18/04/2020 17:31

      Ka qenë i semure o qani

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Basha i përgjigjet sulmeve të Metës: Ke qenë nxitësi kryesor i djegies së mandateve! Pazarxhi, përballu me problemet që ke me drejtësinë

Basha i përgjigjet sulmeve të Metës: Ke qenë nxitësi kryesor i djegies së mandateve! Pazarxhi, përballu me problemet që ke me drejtësinë