POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Policia kërkon denoncuesin e ngacmimit seksual/ Vasili-Lleshajt: Stacioni i policisë nuk ka kamera

Petrit Vasili

Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim ka dalë në një deklaratë për shtyp lidhur me rastin e ngacimimit seksual nga një polic në Malësinë e Madhe. Petrit Vasili tha se shteti i cili i ka imponuar vendosjen e kamerave edhe bizneseve më të vogla nuk ka pajisur me kamera vetë stacionin e policisë në zonën ku ndodhi ngjarja e djeshme dhe kjo sipas tij do kishte mundësuar verifikimin e denoncimit të familjarëve të së miturës e cila ngacmohej nga efektivi i policisë.

"Denoncuesve i është mbyllur dera në fytyrë. Policia nuk pranon denoncimet. Dera e policisë është një derë e mbyllur. Në këtë pozcion vihet edhe ministri.

Lexo edhe:

Kjo polici, kjo minstri e brendshme jua imponoi vendosjen e kamerave edhe bizneseve më të vogla. Por nga ana tjetër vetë stacioni i policisë nuk ka kamera, gjë që do kishte verifikuar fare lehtë denoncimin e djeshëm.

Denoncimi për rastin konkret është bërë në media, ndërkohë që ministri del e thotë se nuk po gjejmë dot denoncuesin.

Shiptarët jetojnë në vendin e tyre të pasigurtë ndërkohë që ata që duhet t'i mbrojnë vihen kundër tyre"

m.v./Shqiptarja.com
Komento

Komente

  • Tutu: 12/02/2019 14:42

    Kameraxhiu i Lsi... e paska fiksim dhe nje tender tjeter

    Përgjigju