Policia merr në mbrojtje testet e
matematikës tek “Sabaudin Gabrani”

Policia merr në mbrojtje testet e<br />matematikës tek “Sabaudin Gabrani”
TIRANE - Që prej ditës së djeshme dhe deri në momentin që do të rifillojë korrigjimi i provimit të matematikës, testet do të ruhen me policë. Shkak për këtë është bërë fakti se në  shkollat ku po bëhen korrigjimet e testeve janë kthyer në qendra votimi. Ndërsa mësuesit që janë duke u korrigjuar kanë lënë dje detyrën për t’u rikthyer sërish në fillimin e javës që vjen.

“Shqiptarja.com” ka bërë dje një vëzhgim në shkollat “Sabahudin Gabrani” të  kryeqytetit, që është një nga shkollat ku po bëhet vlerësimi i provimit të matematikës. Personi i vetëm që takojmë aty është një polic, i cili na thotë se vlerësuesit e testit kanë punuar deri në orën 12:00 dhe më pas janë larguar. “Mësuesit që merren  me korrigjimin e provimeve të maturës kanë punuar sot (dje) deri në orën 12:00 dhe tani po largohen.

Fletët e provimit janë futur në kuti dhe janë kyçur” thotë punonjësi i policisë. Po sipas tij shkolla ruhet 24 orë nga punonjësit e policisë. “Ne këtu jemi për provimet e maturës dhe shkolla këto ditë ruhet 24 orë nga punonjësit e policisë” thotë polici. Kjo është hera e parë që testet lihen vetëm me punonjësit e policisë.

Procesi i korrigjimit të provimit të matematikës është ndërprerë, pasi shkollat ku po bëhet vlerësimi do të kthehen në qendra votimi. Ndërprerjet e procesit të korrigjimit të testeve të provimit të matematikës do të bëjë që edhe rezultatet e provimit për të gjithë maturantët do të dalin pas datës 29 qershor, atëherë kur është edhe afati i fundit i dorëzimit i shpalljes së rezultateve.

Vetëm pak ditë më parë drejtori i arsimit parauniversitar në MASH, Fatmir Vejsiu u shpreh se notat e provimit të matematikës pritet të dalin dy ditë me vonesë për shkak të ndërprerjes së korrigjimit. Po sipas tij ato pritet të dalin, pas datës 29 qershor. Dje ka qenë dita e gjashtë e punës për korrigjimin e testeve të matematikës.

Vetëm tre ditë pas fillimit të korrigjimit të testeve, vlerësuesit kishin korrigjuar 10 mijë teste nga të cilat ishin marrë vetëm dhjeta absolute. Shkolla 9-vjeçare “Sabahudin Gabrani” është e vetmja shkollë e Tiranës ku bëhet vlerësimi testeve të maturës shtetërore. Vlerësimi i testeve të maturantëve në provimet e Maturës  bëhet në gjashtë qendra në të gjithë vendin dy prej të cilave janë në kryeqytet.

Në Tiranë, bëhen vlerësimet në godinën e shkollës “Sabahudin Gabrani”, ku aty janë dy qendra. Në Elbasan, në godinën e shkollës “Vasil Kamami”. Në Shkodër, në godinën e shkollës “Jordan Misja”. Në Fier, në godinën e shkollës “Naim Frashëri”. Në Korçë, në godinën e shkollës “Sevasti Qiriazi”. Provimit të matematikës i janë nështruar rreth 45 mijë maturantë.

Ata  në fund të javës që vjen do i nënshtrohen edhe provimit të  fundit të maturës 2013, që janë provimet me zgjedhje. Maturantët  do të kenë nga 20 pyetje për provim. Provimet jepen të gjithë në një ditë dhe do të zgjasin 1.30 minuta secili. Pas daljes së rezultateve të tyre, nis përllogaritja se sa pikë ka fituar secili dhe sa i ka mundësitë për të fituar një shkollë të lartë.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 23.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Vlorë, 20 të dënuar lirohen sot nga burgu i Vlorës, 5 përfitojnë ulje

Vlorë, 20 të dënuar lirohen sot nga burgu i Vlorës, 5 përfitojnë ulje