Policia ndërmerr një plan masash për regjistrimin e armëve të gjahut që nga ’93: I gjithë procesi do të përfundojë deri në 31 maj

Me armën e gjahut të xhaxhait vëllai i mitur vrau aksidentalisht motrën 12-vjeçare 10 ditë më parë në Velipojë të shkodrës, por 30 vjeçari tashmë i arrestuar nuk do të ketë më mundësi të mbajë armë gjahu.

Policia e Shtetit ka ndërmarrë së fundi një plan masash jo vetëm për regjistrimin e të gjitha armëve të gjahut që datojnë nga viti 1993, por edhe të merret arma në rast se me të është kryer një krim. Përmes një shkrese të shpërndarë në drejtoritë vendore të policisë dhe komisariatet në të gjithë vendit, kërkohet identifikimi i të gjithë personave që janë pajisur me këto armë dhe të regjistrohen në sistemin elektronik SIMA. Report TV ka siguruar dokumentin, përmes së cilit kërkohet riorganizim dhe intensifikim i punës për verifikimin dhe regjistrimin e armëve deri në datën 31 maj 2021, periudhë që parashikohet të përmbyllet ky proces.

Një nga arsyet e këtij vendimi është se shumë prej personave që kanë patur në pronësi një armë gjahu, e cilësuar ndryshe si armë e tipit “C”, kanë ndryshuar vendbanime apo janë larguar jashtë Shqipërisë. Në këtë plan masash ka një pikë të veçantë për personat që kanë ndërruar jetë dhe në emër të tyre kanë patur të regjistruar një armë gjahu. Në dokument thuhet se ajo duhet të bllokohet apo të sekuestrohet nga oficerët e policisë në mëyrë të menjëhershme. Të gjithë qytetarët që disponojnë një armë gjahu që nuk e kanë të regjistruar, kanë vetëm një javë kohë për regjistrim në sistemin SIMA, pasi janë njoftuar nga strukturat.

Ligji për armët e gjahut parashikon se personi fizik ose juridik paraqitet në organin përgjegjës vendor të Policisë së Shtetit për regjistrimin e armës, brenda pesë ditëve nga dita e blerjes së saj. Në 2019 Këshilli i Ministrave, përmes miratimit të një plani strategjik, i hapi rrugë nisjes së një aksioni kombëtar për gjurmimin, mbledhjen dhe shkatërrimin e armëve, municioneve dhe eksplozivëve në duart e shqiptarëve. Aksioni i ishte ngarkuar Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit, Ministrisë së Mbrojtjes dhe një sërë institucionesh të tjera shtetërore.

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Petro Koçi zbulon pse abstenoi për ngritjen e Komisionit parlamentar për sistemin TIMS

Petro Koçi zbulon pse abstenoi për ngritjen e Komisionit parlamentar për sistemin TIMS