Policia ndëshkon 1471 drejtues mjetesh vetëm në ditën e sotme, masa të rrepta edhe në fundjavë

Policia ndëshkon 1471 drejtues mjetesh vetëm në ditën e sotme, masa të rrepta edhe në fundjavë

Vetëm gjatë ditës së sotme Policia e Shtetit ka ndëshuar 561 shoferë për parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë dhe 479 shoferë për përdorim të të celularit.

 Ndërsa 235 të tjerë janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit, 128 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, 24 drejtues mjetesh për shpejtësi tej normave të lejuara, 13 drejtues mjetesh për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

 Më tej policia njofton se janë ndëshuar edhe 11 drejtues mjetesh për shkelje të semaforit, 12 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësie këmbësorëve në vija të bardha, si dhe 8 drejtues mjetesh që qarkullonin pa kryer kontrollin teknik të mjetit.

Plani operacional do vijojë gjatë gjithë fundjavës dhe në këtë kuadër Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos bëjnë parakalime të gabuara, të mos dalin nga kolona kur ka fluks dhe të mos qarkullojnë në sens të kundërt, të mos qarkullojnë me shpejtësi apo nën efektin e alkoolit, të përdorin rripin e sigurimit, kaskën mbrojtëse dhe të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Liku: 13/08/2020 23:05

    Policia rrugore nuk e rregullon qarkullimin me police qe dalin me radar si ne kohen e monizmit qarkullimi duhet te kontrollohet me radare elektronik ashtu si ne BE

    Përgjigju
  • $$$$$$: 13/08/2020 16:41

    Te gjith policat e rrugores ju p*llohen grat shum ‘ dhe duhen rrahur tre here ne dit ..respekte vetem per renean ..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Frrok Çupi: Sikur edhe Metën ta zënë në një kat të tetë!

Frrok Çupi: Sikur edhe Metën ta zënë në një kat të tetë!