Policia ka ndërmarrë një operacion pasditen e sotme në Vlorë për parandalimin e lojërave të fatit dhe kapjen e personave me precedent penal. Gazetari i "Report Tv", Armand Xhelili, bën me dije se po ushtrohen kontrolle në ambientet që frekuentohen nga persona me precedent penal, kryesisht me tendencë krime kundër personit dhe armëmbajtje pa leje.
Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar dy persona, pronarë të pikave të lojërave të fatit, si dhe janë shoqëruar disa të tjerë. Po ashtu janë bllokuar 5 pika lojërash fati. Bëhet me dije se aksioni do të vijojë edhe në ditët në vijim, deri në goditjen e plotë të paligjshmërisë.
Ky operacion në Vlorë vjen vetëm një ditë pas aksionit blic të RENEA, ku u bënë kontrolle në disa ambiente, për kapjen e personave në kërkim, atyre që mbajnë armë zjarri dhe lëndë narkotike.Si rezultat u arrestua edhe Edison Begaj, të cilit iu bë atentat pak kohë më parë, në pragun e shtëpisë.
"Report Tv" publikoi më herë gjatë ditës së sotme edhe videon e momentit të arrestimit të Begaj, i cili u kap në një lokal, ku po qëndronte me miqtë e tij. Gjatë kontrollit, Begajt iu gjet në çantë një pistoletë pa leje dhe një krehër me 5 fishekë.
Lajmi kryesor:
Dita e dytë e operacionit, RENEA 'zbarkon' sot në Shkodër e Fier, kontrolle të befasishme në lokale e banesa! Disa persona të shoqëruar
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
18.9%
-
Jo
72.6%
-
Nuk e di
8.5%
Vota total: 1899
Lajme të tjera
-
Stacione provizore për të monitoruar zonat me risk të lartë zjarri
19 Prill, 15:01
-
Fier, ushtroi dhunë ndaj fëmijëve të mitur, 28-vjeçarja procedohet pas kallëzimit të ish-bashkëshortit
19 Prill, 11:38
-
Francë,2 vajza goditen me thikë para shkollës! Arrestohet autori
18 Prill, 17:09
-
Me 3 armë në banesë, arrestohet 46-vjeçari në Shkodër! Pistoleta mbi shapkë, momenti kur policia i 'bastis' shtëpinë
18 Prill, 14:34
-
Hajduti nga Skrapari vjedh banesën në Shkodër, mori para e bizhuteri
18 Prill, 12:03
-
Vlorë, lëvizte me armë me vete, arrestohet 34-vjeçari
18 Prill, 11:26
-
Vau i Dejës, kultivuan kanabis, AMP vë në pranga babë e bir, 70-vjeçari ishte kryeplaku i fshatit Pepsumaj (EMRAT)
18 Prill, 09:48
-
Përfundon argjinatura në Juban të Shkodrës, Rama: Shmang rrezikun e përmbytjeve në Kuç e Vukatanë
17 Prill, 15:25
-
VIDEO/ Do shiste 2 mijë fara kanabisi, kapet ‘mat’ 47-vjeçari në Vaun e Dejës
17 Prill, 09:21
-
Media italiane: Eksploroni destinacionet më të mira të pushimeve në Shqipëri
17 Prill, 09:20
-
VIDEO/ Vatër zjarri në Nartë të Vlorës
16 Prill, 21:19
-
Shkodër, zjarri shkrumbon 52 vjeçarin brenda në banesën e tij në Zogaj! Drejtori i Zjarrfikëses: Ndërhyrja e vështirë! Flakët ndoshta nga një cigare
16 Prill, 19:49