Policia po i ndiqte në det, por përplaset me gomonen e tyre...trafikantët bëjnë gjestin që askush s'e priste (VIDEO)

Një histori e pazakontë raportohet të ketë ndodhur pranë brigjeve të Malagës.

Tre efektivë të policisë për pak sa nuk humbën jetën pasi gomonia e tyre u përplas me atë të trafikantëve që po ndiqnin gjatë një operacioni.

Pas përplasjes së gomoneve, efektivët përfunduan në det, por ndryshe nga sa mund të pritej, nuk e shfrytëzuan që të largoheshin, por ua shpëtuan jetën. Pak minuta pasi ndihmuan efektivët e Rojes Civile, ata të katërt u vunë në pranga ndërsa iu sekuestruan tre ton kanabis në formë çokollate

Operacioni po ndiqej nga ajri edhe nga një helikopter ndërsa videoja u shpërnda më pas nga vetë autoritetet spanjolle. Identiteti i katër të arrestuarve nuk është bërë publik, dihet vetëm që lënda vinte nga Maroku.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zosi: 08/10/2019 18:00

    Sa gazetar mashtrues je. Pse se jep lajmin e plote. Pse nuk thua qe ishin pikerisht policet e helikopterit qe detyruan me ane te armeve trafikantet te nxirnin nga uji policet e rene ne det. Pasi dhe gomonia e trafikanteve pati demtime e smund te leviste shpejt

    Përgjigju
    • Ehhh: 08/10/2019 19:07

      Po si cdo gje ne shqiperi i jepet rendesi trafikanteve

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023!  ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023! ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira