Policia rrugore në ‘aksion’! Shpejtësi ‘skëterrë’ dhe drejtues ‘tap’, në pranga 15 persona, ndëshkohen me gjobë 2531 të tjerë dhe pezullohen 132 leje

Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, policia e vendit duke përdorur radarë, drone, kamera dhe alooteste ka dal në terren për të ndëshkuar drejtuesit e pabindur dhe që veprojnë në kundërshtim me ligjin.

Gjatë 24 orët e fundit, janë arrestuar 15 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 9 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.   

Gjithashtu janë pezulluar 132 leje drejtimi, nga të cilat 69 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 41 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 22 për qarkullim në sens të kundërt.           

Me masë administrative janë ndëshkuar, në të gjithë vendin, 2531 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, gjatë kontrolleve parandaluese, në rrugën “Isuf Elezi”, kanë goditur një rast të mitëdhënies. Drejtuesi i mjetit, F. K., pasi është konstatuar duke drejtuar mjetin pa vendosur rripin e sigurisë, pa kryer kontrollin teknik dhe pa siguracion, u ka ofruar punonjësve të Policisë, një kartëmonedhë të prerjes 2000 lekë, me qëllim shmangien e ndëshkimit për shkeljet e kryera.

Gjithashtu, po nga shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës  është  konstatuar në rrugën “Kastriotët”, një drejtues mjeti që qarkullonte pa vendosur rripin e sigurimit. Pas ndalimit, drejtuesi i mjetit i ka paraqitur punonjësve të Policisë, një leje drejtimi që i përkiste një personi tjetër. Pas shoqërimit në ambientet e Policisë dhe verifikimit të të dhënave rezultoi se drejtuesi i mjetit, shtetasi G. M. ishte person i shpallur në kërkim për llogari të DVP Kukës, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”, “Goditje për shkak të detyrës”, Plagosja e lehtë me dashje”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Ndërkohë, shërbimet e Njësisë Operacionale për sigurinë e autostradës Milot-Morinë, kanë kapur në Skuraj, Kurbin, shtetasin I. N., duke transportuar me një automjet furgon, disa emigrantë të paligjshëm, kundrejt pagesës.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë  rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë dhe prezencë të Policisë Rrugore, të pajisur edhe me dronë, dragera, kamera e aparate fotografike.

J.GJ./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj vizitë në Urdhrin Sovran të Maltës, takohet me Fra' John Dunlap

Presidenti Begaj vizitë në Urdhrin Sovran të Maltës, takohet me Fra' John Dunlap