Policia spanjolle arreston 13 shqiptarë, sekuestrohen 18.5 ton kanabis!

Policia spanjolle arreston 13 shqiptarë, sekuestrohen 18.5 ton kanabis!

SPANJË- Dy grupe trafikantësh shqiptarë të cilët akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike është shkatërruar nga policia spanjolle. Sipas mediave janë sekuestruar rreth 18.5 ton marijuanë si dhe në pranga kanë rënë 13 shqiptarë.

Mësohet se nga operacioni janë zbuluar mbi 7,800 bimë marijuanë të shpërndara në 17 parcela në malet e qytetit Huesca të Agüero, ndërsa në pranga kanë rënë dy grupe trafikantësh shqiptarë. Referuar mediave spanjolle, bimët narkotike ishin të fshehura në zona të thella të pyllëzuara ku ujiteshin përmes pompave që furnizoheshin me energji elektrike me gjeneratorë. Ujin e merrnin nga rezervuare artificiale të krijuara enkas.

Ky operacion është zhvilluar në kuadër të "Operacionit të Gjelbër" i cili ka nisur në shkurt të vitit 2019. Nga gushti 2019 deri në tetor 2020 janë zbuliar më shumë se 800 plantacione kanabis në të gjithë vendin. Në total janë sekuestruar 48 ton kanabis, 3,140 kg kokainë, 85 kg heroinë, 458 armë zjarri dhe më shumë se 7,600,000 euro.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kujdes! Nesër reshje intensive në të gjithë vendin! Në Shkodër, e Lezhë mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve e rrëshqitje dherash

Kujdes! Nesër reshje intensive në të gjithë vendin! Në Shkodër, e Lezhë mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve e rrëshqitje dherash