Politika, drejtësia dhe alibia krahasuese e politikës si justifikim!

Politika, drejtësia dhe alibia krahasuese e politikës si justifikim!

Ervin Salianji

Sulmi ndaj drejtësisë nga nivelet më të larta të politikës është një sinjal i frikshëm për Shtetin e të Drejtës dhe për Demokracinë.

Këto lloj reagimesh, për fat të keq nuk pasqyrojnë realitetin demokratik europian për të cilin ka nevojë Shqipëria për tu bërë pjesë e familjes së madhe të BE!

Gjyqet publike e sidomos të bëra nga politika nuk janë modelet e një shoqërie demokratike.

Sistemet e drejtësisë nuk janë perfekte, por ato nuk mund të zgjidhen e rregullohen me gjyqe politike.

Situata aktuale e Shqipërisë, në një përplasje të politikës/ pushtetit me demokracinë është e frikshme dhe një sinjal i rrezikshëm për paqen sociale dhe për rendin kushtetuese.

Shqiptarët janë të lodhur tashmë me një klasë politike të papërgjegjshme që për hallet e veta kërkon mbështetjen e qytetarëve.

Asnjëherë në këto 34 vite, kjo klasë politike nuk ka kërkuar gjyqe popullore për padrejtësitë që ju janë bërë qytetarëve.

Kjo klasë politike është pengesa kryesore që me egoizmin e saj dhe për interesat e saj ka vënë disa herë në pikëpyetje të ardhmen e vendit dhe demokracinë.

Duhet një vetëdije e lartë qytetare dhe kombëtare kundër kësaj klase politike për të hapur, së pari kapituj të rinj mes qytetarit dhe politikës dhe pastaj mes Shtetit  dhe BE!

Shqiptarët janë të lodhur tashmë me këto inskenime e me këta politikanë që vazhdojnë të jenë pengesa kryesore dhe serioze e një të ardhme më të mirë dhe të merituar të qytetarëve dhe vendit.

Modeli i një jo vetëm në përballje apo në raport me drejtësinë, por as si alternativë politike nuk mund të jetë ai krahasuese. Në ç'kuptim?

- Spak arreston vetëm djathtas, por pse nuk arreston as majtas

-Spak e Ka me kreun e Opozitës e pse nuk e ka as me kreun e maxhorancës

-Drejtësia arreston në radhët tona e pse nuk arreston në radhët e tyre

- Drejtësia është e kapur nga shumica kur na sulmon neve dhe është e mirë kur sulmon "armiqtë" apo kundërshtarët tanë

Me këtë lloj stili justifikues/krahasues, Opozita nuk prezantohet si alternativë tek qytetarët! Ose më sakt në optikën e tyre që s'kanë interesa personale as tek Opozita e as tek Pozita, që në fakt janë shumica e shqiptarëve e shohin njësoj si shumica edhe atë që në fakt duhet të jetë shpresa!

Qytetarët e thjeshtë, ata që kanë vuajtur e Jane ndëshkuar nga politika, po shohin më gjakftohtësi një klasë politikë, me të njëjtën fizionomi dhe që e kanë marrëdhënien me drejtësinë si problem të përbashkët!

Mendoj, pa ndonjë ekzagjerim, qytetarët kanë më shumë se një vit, që politikan majtas e djathtas përfundojnë në dyert e drejtësisë, si disa si hajdut, disa si abues e ndonjë sigurisht edhe si i pafajshëm falë edhe difekteve të sistemit! Kjo është panorama që shikojnë ata shqiptarë që bëjnë pjesë në zonën gri, që janë të detyruara të jetojnë në Shqipëri, me ato problematika dhe të kenë ofertë këtë klasë politikë që duket e njëjtë në luftën me drejtësinë, por vetëm ndryshojnë fytyrat dhe emrat!

Shqiptarët dhe Shqipëria kanë nevojë për një opozitë që thotë:

- Hetoni, sepse ne nuk kemi vjedhur

- Hetoni, sepse ne nuk jemi pasuruar falë pushtetit e në emër të besimit të qytetarëve

- Jetoni, se ne jemi të pastër e per ne s'mund të gjeni asgjë

- Ne e sfidojmë drejtësinë e duam vetingun tonë ashtu si ata

Kjo është Opozita që duan shumica e shqiptarëve e sot ju mungon si model politik, si shpresë apo si një dallim i madh me shumicën që tashmë ka probleme pafund.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berat/ Aksident i rëndë! 50 vjeçari me biçikletë përplaset për vdekje nga automjeti, shoferi shoqërohet në Komisariat (EMRI)

Berat/ Aksident i rëndë! 50 vjeçari me biçikletë përplaset për vdekje nga automjeti, shoferi shoqërohet në Komisariat (EMRI)