Politika kineze 'Zero COVID' fëmijët karantinohen të vetëm në spitale

Politika kineze 'Zero COVID' fëmijët karantinohen të vetëm në spitale

Politika e Kinës për ‘Zero Covid’, ka prekur tanimë edhe fëmijët e shkollave. Në imazhet e bëra publike së fundmi fëmijët e një shkolle fillore u shfaqën me pantallona të bardha, me çantën e shkollës ende mbi supe, të gjithë vetëm, pa prindërit e tyre, në karantinë spitalore.

Kjo masë u mor pasi në shkollën fillore në Putian, një qytet në provincën lindore të Fujian, ishin shfaqur disa dhjetëra raste.

Në bazë të strategjisë së re ata që rezultojnë pozitiv shtrohen në spital, kontaktet e tyre të ngushta dërgohen në karantinë në ambiente të kontrolluara për të paktën dy javë. Një infermiere nga Putian, Zhu Xiaqing, filmoi ardhjen e nxënësve të shkollës të cilët duhej të testoheshin dhe të karantinoheshin. 

Gruaja më pas e shpërndau videon në rrjetet sociale duke shkaktuar reagime të shumta, në lidhje me ndikimin që mund të kishte një sjellje e tillë në psikologjinë e fëmijëve.  

Në video shihet një fëmijë që ecën vetëm në korridorin e spitalit dhe një  skenë tjetër tregon një djalë të vogël që qëndron vetëm para një makine për një pjatë që nuk arrin atje derisa një operator merr guximin ta ndihmojë dhe pastaj një katërvjeçar me karrocë më të madhe se ai që pret të izolohet në një dhomë të spitalit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rama: Shqipëria kryeson në rritjen e trafikut ajror të pasagjerëve

Rama: Shqipëria kryeson në rritjen e trafikut ajror të pasagjerëve