'Politikanët amerikane janë ndryshe', Fatmir Mediu tregon ngjarjen e rrallë me Bush në Tiranë: Si e puthën të gjithë kamarierët (VIDEO)

Për kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediun, politikanët amerikanë dallojnë shumë me ata europianë, kjo për shkak të raportit të mirë që ata krijojnë me njerëzit. I ftuar në emisionin Repolitix, Mediu ka sjellë dy shembuj gjatë vizitës së ish-Presidentit Bush në Shqipëri në vitin 2007.

Ai thotë se gjatë një dreke, një prej kamarierëve kërkoi që të puthë në faqe ish-Presidentin Bush, ndërkohë që ky i fundit pranoi pa asnjë problem. Mediu vijoi më tej duke thënë se të gjithë kamarierët më pas erdhën për ta puthur e për ta takuar.

"Madhështia e politikanëve amerikanë është raporti njerëzor që ata krijojnë me njerëzit. Ka një diferencë të madhe mes politikanëve europianë dhe ata amerikanë. Raportin njerëzor e kanë shumë të rëndësishëm, të japë dy shembuj. Një moment kur ishin në takim me Presidentin Bush dhe ishte zoti Berisha, ishim për drekë. Ndër të tjera, një nga kamarierët i thotë zotit Berisha, a mund ta puth në faqe Presidentin amerikan. Berisha ngeli i shtrënguar në atë moment. Presidenti Bush tha çfarë kërkon ai, do që të të puthë në faqe. Po mirë tha le të vijë. Më pas të gjithë kamarierët burra dhe gra erdhën për ta puthur. Tha të lutem hiqe pak kamerën se po doli kjo foto në SHBA nuk e di se çfarë do bëhet" - u shpreh Mediu.

Gjithashtu Mediu thotë se i ka kërkuar dhe një autograf ish-Presidentit për djalin e tij të cilin ja ka dhënë pa asnjë problem.

"Edhe një moment personal. Djali im ishte i vogël në atë kohë dhe ishte mësuar se unë do t'i çoja ndonjë autograf. Më tha a mund t'i marrësh një autograf Bushit. Kur ishim të ulur, e pyeta a është e mundur të ma japësh. Ai me mirësinë e vetë më thotë, se si e quajnë djalin. Ma nënshkroi dhe ma dha. Kur u larguam më tha bëji të fala djalit. Unë i thashë djalit ke të fala nga Presidenti, ai mu përgjigj ku më njeh mua ai. Raporti njerëzor i tyre dhe sidomos vlerësimi që kanë pasur me shqiptarët është jashtëzakonisht e vlefshme. Ruajtja e këtyre raporteve krahas atyre politike është e vlefshme" - tha Mediu.

Ish-Presidenti George W.Bush ka bërë një vizitë zyrtare në Shqipëri në qershor të vitit 2007 ku shprehu mbështetjen e SHBA-së për pavarësinë e Kosovës. Presidenti konfirmoi mbështetjen e plotë për planin e të dërguarit të posaçëm të OKB-së, Marti Ahtisari për Kosovën. Ai tha se do të punojë për të bindur gjithë vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit dhe Serbinë për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet