Politikanët mund të djegin mandatet e tyre por jo Shqipërinë tonë të dashur

Politikanët mund të djegin mandatet e tyre por jo Shqipërinë tonë të dashur

Ata që duan të djegin mandatet si deputetë nuk duhet të lejohen të djegin institucionet dhe të përgjakin Shqipërinë. Forca e ligjit duhet të veprojë mbi këta politikanë që deri më sot kanë qënë të Paprekshëm. Prandaj edhe SPAK e Byroja Kombëtare e Hetimit duhet të fillojnë punën sa më shpejt.

Qytetarët e ndershëm, Prokuroria dhe institucionet e tjera shtetërore, në bashkëpunim me miqtë e mëdhenj të Shqipërisë-Amerikën, Bashkimin Europian dhe vendet Perëndimore- duhet dhe mund tia ndalin vrullin destabilizues e dhunues kryeshkatërrimtarit të vendit dhe klanit të tij të inkriminuar e korruptuar.

U bëj apel të gjithë qytetarëve që dalin në protestat e opozitës të protestojnë paqësisht, të mos rrezikojnë shëndetin e jetën e qytetarëve dhe të forcave të policisë, gardës dhe forcave të tjera të ruajtjes së rendit publik.  Mos dëmtoni e shkatërroni pronën publike e private edhe sepse ju jeni ata që do paguani riparimet e nevojshme. Respektoni institucionet, ligjet dhe rregullat e demokracisë. Injoroni thirrjet për dhunë, vrasje, tërheqje zvarrë, djegje e shkatërrim, që ju bëjnë disa politikanë të cilët duan t’ju përdorin ju si “mish për top” për të shpëtuar veten e tyre nga SPAK, Byroja Kombetare e Hetimit dhe nga gjykimi i tyre për krimet e korrupsionin në këto 29 vite.

Qytetarë të Shqipërisë: Ju lutem jeni vigjilent dhe shpëtojeni vendin tonë të dashur nga disa politikanë me duar të përgjakura e të pista nga krimi e korrupsioni i tyre të cilët duan përsëri destabilizimin e vendit dhe pengimin e futjes së Shqipërisë në Bashkimin Europian.  Këta politikanë që kanë bashkëpunuar edhe me organizata të huaja terroriste, edhe me fuqi të huaja anti-Perëndimore e anti-shqiptare,  duan ta djegin e përgjakin Shqipërinë ashtu sikurse ata bënë në 1996-ën, 1997-ën, 1998-ën, 2008-ën, 2011-ën dhe sikurse tentuan edhe me 16 Shkurt 2019 tek Kryeminstria.  

Uashington, DC 20 Shkurt 2019

 

                       

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Martin: 22/02/2019 18:08

    Zef Brozi flet per korrupsionin ne Shqiperi ?! E harroi sa shume para ka marre per ceshtje civile qe as nuk duheshin pranuar be Gjykaten e Larte. Mbaj mend nje rast, nje plake nga Shkodra qe trashegoi 3 shtepi nga I shoqi mbasi vdiq. Duke mos patur femije nipi I saj u be si ta kishte djale por ... ai ndryshoje pronesine ne meet Te vet. Ceshtja shkoi be Gjykaten e Larte dhe ky Zefi kerkonte 1 nga shtepite te kalonte ne meet Te tij per Te zgjidhur ceshtjen.

    Përgjigju
  • Afrimi: 22/02/2019 13:39

    Zoti brozi mendoj se do ishte mir te kthehshit.mendoj se ka hardhur koha qe te kontriboni me nje parti te re me frym perendimore.

    Përgjigju
  • tito daja i zefqenefit: 22/02/2019 06:55

    zef josif brozi kur lepijshe ne sahanin e berishes tu dukte i mire o sharlatan qe zemren e ke te bythq*mt nvatikan pleher.

    Përgjigju
    • Martin: 22/02/2019 18:13

      Shume e drejte. Ka bere namin duke marre para kur ceshtjet shkonin ne Gjykaten e Larte. Me pas USA e mori atje per ‘studime’ megjithese nuk dinte (fliste apo shkruante anglisht).

  • sokol: 21/02/2019 12:06

    Thirrje me mend. Ahh sa shume jemi larg nga dheu yne.....

    Përgjigju
  • tori: 21/02/2019 11:10

    Sa ndryshon ky intelektual trim e I njohur me "intelektualin" ma te dije e krejtesisht fshatarak e qe quhet Mark Marku I PAVLERE E I PADENJE me zane vend ne radhet e intelektualeve Shqiptar

    Përgjigju
  • Donela: 21/02/2019 10:02

    Bravo z.Brozi,nje ze me te vertete intelektuali qe e don me zemer dhe pa interes Shqiperine dhe perparimin e vendit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nëse SPAK-ut i rruhet për Ilirin dhe Monikën, ka 11 banjo tek një vilë në Gji të Lalëzit

Nëse SPAK-ut i rruhet për Ilirin dhe Monikën, ka 11 banjo tek një vilë në Gji të Lalëzit