Politikanët shqiptarë në Serbi e Mal të Zi kundër ‘Open Balkan’: Kjo nismë plotëson ëndrrën shekullore të serbëve për të dalë në det

SHKODËR- Të mbledhur në Shkodër, politikanët shqiptare në Serbi dhe Mal të Zi janë shprehur kundër nismës për Ballkanin e Hapur.

Deputeti i parlamentit serb, Shaip Kamberi shprehet se është kundër kësaj nisme për sa kohë shqiptarët në Luginën e Preshevës në Serbi që ai përfaqëson janë të shtypur dhe diskriminuar.

“Nëse Serbia mohon në vazhdimësi gjysmë e popullit shqiptar. Ajo dëshiron miqësinë me Shqipërinë duke mohuar Kosovën, duke i mohuar ekzistencën e shqiptarëve brenda territorit vet. Këto janë parimet e standardeve të dyfishta të cilat Serbia po luan. Do të kërkojmë edhe nga kryeministri Rama që ky bashkëpunim që është nisur me Serbinë në kuadër të projektit ‘Open Balkan’, të ketë ndikime pozitive në Luginë të Preshevës”, tha Kamberi.

Ndërsa Kryetari i i Lidhjes Demokratike Shqiptare në Malin e Zi, Nikoll Camaj i cili tha se Ballkani i Hapur nuk mund të pranohet përsa kohë Kosova është jashtë këtij projekti.

“Pa ndryshuar Serbia qasje në raport me Kosovën do të jetë totalisht e papranueshme për shqiptarët. Po në anën tjetër edhe po të ndërronte ai raport mendoj se shqiptarët duhet ta matin mirë a mos po futemi në jugosllavi të re. Ëndrra shekullore e serbëve është që të dalë në det”, u shpreh Camaj.

Kreu i Lidhjes Demokratike Shqiptare foli edhe për pozitën e shqiptarëve në shtetin fqinj duke thënë se asgjë nuk ka ndryshuar as me qeverinë e Krivokapiç duke vijuar problemet ekonomike, sociale dhe mungesa e përfaqësimit në institucione.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ministria e Jashtme dorëzon në GJND deklaratën mbi ndryshimet klimatike

Ministria e Jashtme dorëzon në GJND deklaratën mbi ndryshimet klimatike