Poloni-Shqipëri/ Konferenca para ndeshjes, Sylvinho: Përgjegjësi e bukur të përfaqësosh një komb! Cikalleshi: Të gjithë bashkë bëjmë mrekullinë (VIDEO)

Të hënën në orën 20:45 kombëtarja shqiptare do të nisë eliminatoret e Europianit 2024 kundër Polonisë. Për këtë arsye kuqezinjtë ndodhen në Varshavë nga e diela në mëngjes pas një përgatitje 6 ditore në Tiranë. Për kuqezinjtë është ndeshja e parë në grupin E, ndërsa për Poloninë është e dytë pasi të parën e humbi 3-1 kundër Çekisë.

“Është një ndeshje e vështirë, pasi Polonia është një skuadër shumë e fortë. Jam i kënaqur me grupin dhe me punën që kemi bërë deri më tani. Më e rëndësishmja është atmosfera që në stërvitje ka qenë e shkëlqyer. Sa i përket formacionit e kam në kokë, por vetëm si grup me të 23 lojtarët mund tia dalim,”-u shpreh Sylvinho, trajner i kombëtares.

Trajneri brazilian i kombëtares la të kuptohet se në ndeshjen e tij debutuese, kundër Polonisë, mund të kënaqet edhe më një pikë.

“Ne do të luftojmë për çdo pikë, pasi është bukur të përfaqësosh kombin shqiptar. Si federate ashtu edhe stafi i kombëtares kemi për qëllim të shkojmë në Europian pavarësisht se e dimë që është shumë e vështirë. E dimë që Leënadoëski është lojtar i madh, por edhe lojtarët e mi si Cikalleshi, Uzuni, Asani, Mehmeti dhe të tjerët janë shumë të fortë,”-tha Sylvinho.

 

Cikalleshi i vlerëson tejet të rëndësishme mungesat në mbrojtje si Gjimshiti dhe Ismajli, por thotë se kombëtarja mund të shkojë në Europian vetëm duke luajtur si grup, ashtu siç ndodhi në ‘Francë 2016’.

"Polonia vjen pas një performance të mirë në Botëror. Duke pësuar dy gola e humb balancën, por më pas pamë se ka lojtarë individualist që luajnë në ligat më të fortë të Europës. Ne nuk duhet të mendojmë se kemi një ekip të dobët, por të fortë. Vetëm duke u impenjuar 100 % mund të arrijmë rezultat pozitiv.

Ne cdo ndeshje rezultati kryesor është fitorja, por duke parë se kemi një grup me 3 ekipe për dy vende. Nesër ne jemi këtu për një ndeshje kompakte, duke qenë të kujdesshëm për të mos pësuar gol. Kur të shënon Polonia të detyron pastaj të hapësh dhe mund të pësosh më shumë. Gjëra kryesore është most ë humbim, ndërsa kemi strategjitë tonë për të fituar.

Ne jemi një mkombëtare e vogël dhe çdo mungesë është e rëndësishme. Jam tip që nuk shoh te ato që na mungojnë, por se cfarë mund të bëjmë. Kemi shkuar në Europian duke qenë grup, duke qenë mbështetës me njëri tjetrin. Kjo ka rëndësi, sepse duke qenë të gjithë së bashku, bashkë me median, me tifozët mund ti bëjmë të gjithë shqiptarët krenarë,"-u shpreh Cikalleshi.

Sfidën në Varshavë do ta drejtojnë një katërshe arbitrash nga Sllovenia me kryesor Sllavko Vincic, i cili ka dhënë drejtësi edhe në Botërorin e Katarit.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Boba: 26/03/2023 23:27

    Keni nja 8 vjet qe thoni do beni mrekulline po deri me sot keni qen per te ardhur keq. Te shofim neser ishalla me surpriza

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Në Angli janë të sigurt, Armando Broja nuk largohet nga Chelsea

Në Angli janë të sigurt, Armando Broja nuk largohet nga Chelsea