Portreti i njeriut, si një akt mirënjohje për mjekun Besim Hoxha

Portreti i njeriut, si një akt mirënjohje për mjekun Besim Hoxha

Mjeku Besim Hoxha

Para disa kohësh, në moshën 71- vjeçare, u nda nga jeta doktori i kardiologjisë, Besim Hoxha, mjeku që nuk reshti së ndihmuari banorët e Matit dhe Kryemates.

Megjithatë, çdo ndarje nga jeta, për të njohurit, e sidomos për të afërmit, pa më të voglin dyshim, krijon një humnerë, sepse është një ikje përfundimtare. Kjo ikje e parakohshme nga jeta, bëhet me e prekshme, për mjekët, sepse ata shpesh përcaktohen si “rojtarët e jetës”, për shkak se bartin gjurmë humanitetit dhe profesionalizëm, gjë që vetiu e zgjeron dhe shumëfishon përmasën e humbjes. Një nga këto raste, që e thekson humbjen te shumë njerëz, ishte ikja para kohe, pas një sëmundje të rëndë, e kardiologut Besim Hoxha, birit të Fullqetit, që gjithë jetën ka shërbyer në rrethin e Matit, duke ndihmuar për shërimin e një numri të madh pacientësh, si kardiolog, ku spikati për përgjeshmëri dhe dinjitet si drejtues i institucioneve shëndetësor, si qytetar dhe një bashkëshort i mrekullueshëm.

Ndihmesa e pakursyer dhënë njerëzve, si mjek i palodhur, veçmas si kardiolog i zoti, ndërkaq shenjon kontributin e tij më të veçantë, në kaq vite, madje duke vijuar punën e tij, në përkujdesjen ndaj pacientëve të Matit, edhe kur banonte në Durrës, duke shkuar në spital çdo javë. Punët e bëra me përkushtim dhe dashuri për njerëzit, e kanë gdhendur në kujtesën e tyre, e mjekut të ditur dhe të papërtuar, që u gjend pranë tyre, sa herë kishin nevojë. Po të kthejmë vështrimin, për një çast në jetën dhe kontributet e shumta, për të prekur gjurmët e lëna ndër vite, do të kuptonim dimensionet njerëzore dhe profesionale, të shpalosura në mjediset, ku jetoi dhe punoi doktor Besimi, që edhe shkollimin e mesëm e pati kryer në shkollimin mjekësor. Sapo mbaron Fakultetin e Mjekësisë, në vitet 1968 – 1973, në Tiranë, emërohet si mjek në spitalin e Burrelit, në rrethin e Matit, një zonë me shtrirje të gjerë gjeografike dhe me numër të përfillshëm banorësh. Fill pasi kryen specializimin për kardiologji, në vitin 1978-79, pranë Fakultetit të Mjekësisë, nën vëmendjen dhe përkujdesjen e specialistëve  më të mirë të vendit, në kardiologji, kthehet si kardiolog i repartit të kardiologjisë në Mat. Ky moment shënon pikë kulmore të rrugëtimit të mjekut kardiolog, të njeriut të palodhur, që nuk ka skaj të krahinës që nuk e njohu nga afër, nuk pati afër dorën e profesionistit dhe të mjekut human. Krahas kardiologut profesionist dhe të papërtuar, doktor Besim Hoxha, në jetën e tij, dëshmoi edhe aftësi drejtuese, duke mbetur në secilën detyrë një shembull i lartë përgjegjshmërie.

Në të gjitha detyrat që pati, si shef reparti, i patologjisë dhe kardiologjisë, drejtor i spitalit etj. Besim Hoxha dëshmoi korrektësi dhe profesionalizëm, madje duke u shëndërruar në model për mjekët e Matit dhe më gjerë se kaq. Pjesë e jetës së tij, e shtegtimit në hallet dhe shqetësimet e banorëve të Matit, si bashkëshorte dhe profesioniste, është edhe doktoreshë Teuta, bija e Durrësit, që ndau fatin e jetës së vetë, gëzimet dhe përpjekjet për të shërbyer, me doktor Besimin. Në kujtesën e qytetarëve të Matit, Teuta si okuliste dhe Besimi si kardiolog, janë portretizuar si të pashlyer, sepse u shërbyen me përkushtim e të papërtuar në çdo moment. Dy mjekët e mirë, Teuta e vijon misionin e saj, në shërimin e syve, e Besimi përkujdesej për zemrën, përfaqësojnë një rast unik, mbase një fathënie, për të mbetur të gdhendur në kujtesë, si njerëz dhe profesionistë të respektuar. Fjalët nuk e zbulojnë atë që formësoi me jetën dhe veprën e tij doktor Besimi. Porse fjalët vetëm na ndihmuan që të ofrojmë diçka nga portreti i njeriut, si një akt mirënjohje për mjekun, që do të na mungojë shumë, e njëherit kemi arsye që ta përkujtojmë për mirësitë dhe përkujdesjen shembullore ndaj njerëzve!

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vjollca: 16/10/2019 09:31

    Ngushellime familjes per humbjen e parakoheshme te dr Besimit e keqja e Matit eshte se kur jane ne jete keto heronj te heshtur jane pak te vleresuar per mos te thene fare .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin