Portugalia drejt lehtësimit të masave anti-COVID, kryeministri portugez prezantoi planin me tre faza

Portugalia drejt lehtësimit të masave anti-COVID, kryeministri portugez prezantoi planin me tre faza

Foto ilustruese

Portugalia pritet t'i heqë gradualisht të gjitha masat që janë vendosur në kuadër të shfrenimit të pandemisë COVID-19. Lajmi është bërë me dije nga kryeministri i vendit, Antonio Costa.

Sipas kryeministrit ky është një moment që mund të behet një hap para sepse sipas shifra të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë rreth 52% e popullsisë janë vaksinuar me dy doza të vaksinës anti-COVID.

Ndërsa sipas pritshmërive, pritet që vaksinimi i rreth 70% të qytetarëve do të arrihet brenda gjashtë javësh, ndërsa 85% e tyre do të jenë plotësisht të vaksinuar në tetor.

“Ky është momenti kur ne mund të bëjmë një hap tjetër përpara. Do të përpiqemi ta ngremë nivelin ekonomik, në mënyrë graduale, në përputhje me ritmin e vaksinimit”, tha ai.

Kryeministri ka bërë me dije se tre fazat e lehtësimit do të zbatohen tre muajt e ardhshëm. Nga dita e dielë, nuk do të ketë më orë policore në vende të caktuara, ashtu si edhe nuk do të ketë më kufizime në orarin e punës së restoranteve, dyqaneve dhe objekteve kulturore.

Po gjithsesi, qytetarët do të duhet të kenë certifikatën e vaksinimit ose një test negativ ndaj virusit për të hyrë në restorante në fundjavë ose festa publike, kur zakonisht janë më të populluara. Ndërsa, puna nuk do të jetë e detyrueshme.

Nga shtatori, maskat anti-COVID nuk do të jenë më të detyrueshme në ambientet e jashtme, ndërsa ambientet që organizojnë evente , mund të rrisin numrin e njerëzve të pranishëm në 75% të kapaciteteve, nga 66%. Ndërsa në muajin tetor pritet hapja e bareve dhe klubeve që janë të mbyllura që prej 16 muajsh.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Superliga/ Egnatia hedh 'në tapet' Kukësin pas 6 minutash, verilindorët në fundin e renditjes! Sherri bën heroin

Superliga/ Egnatia hedh 'në tapet' Kukësin pas 6 minutash, verilindorët në fundin e renditjes! Sherri bën heroin