'Poshtë tradhtar i Kombit, spiun i Serbisë'/ Dhunohet shtatorja e ish- mbretit Zog në Tiranë (VIDEO)

TIRANË- Shtatorja e ish-mbretit Zog në bulevardin "Zogu i Parë" në Tiranë është dhunuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure.

Siç shihet në videon e Report Tv, persona ende të paidentifikuar, kanë shkruar "Poshtë tradhtar i kombit, spiun i Serbisë", teksa kërkojnë që në këtë hapësirë të vendoset e shtatorja e figurave të tjera që kanë shkruar historinë e Shqipërisë, si Ismail Qemali, Bajram Curri dhe Isa Boletini.

Ende nuk dihet se kush janë personat që kanë bërë këtë veprim.

Shtatorja e dhunuar e ish-Mbretit Zog

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Londra: 02/10/2019 18:11

    Vetem hienat edhe burracaket bejne veprime te tilla. Zogu ishte kush ishte, e beri shtet shqiperine tribale, qe per fat te keq eshte ashtu Akoma. Fatkeqesisht, historia ka treguar se shqiptaret vetem me dhune mbahen edhe kete e kishte kuptuar skenderbeu qe I mblodhi princat me force, zogu qe I carmatosi te gjithe bajraktaret, enveri qe I vrau te gjithe. Me vjen shume keq po shqiperia kurre shtet nuk do behet!

    Përgjigju
  • Gomari babatasit: 02/10/2019 17:37

    Sidoqofte me mjaft te meta qe ka patur zogu,duhet te pranohet se ai ka ngritur shtetin e pare shqiptar,me parlament pluralist,qeveri,pushtet lokal,arsim,shendetesi,dhe duke patur parasyshe prapambetjen qe kushim trasheguar ne shekuj ai beri dicka

    Përgjigju
    • Lui: 03/10/2019 14:58

      Ka ngritur shtetin e pare?! Pse Ismail Qemali cfare beri? Ok, mbase nuk e ndertoi dot te gjithin sepse filloi lufta e pare boterore, por bazen e ngriti. Pastaj ishin te tjere atdhetare qe ngriten shtetin qe nga 1920. Zogu edhe ato reforma qe beri, i beri ne favorin e tij, dmth per ta kthyer shtetin ne monarki. Dhe sa per ate pluralizmin qe thua, ishte fasade. Sepse ai kundershtaret politike ose i eliminoi fizikisht, ose i detyroi te emigronin. Prandaj thuajeni te zezes te zeze e te bardhes te bardhe. Mos genjeni njerezit e palexuar.

  • Fredi: 02/10/2019 17:08

    Gjys pune paskan bo, frikacak paskan qen

    Përgjigju
  • tironsi: 02/10/2019 16:58

    mu lumte ajo dora e vogel djema bravo,,, me ne fund kemi filluar te zgjohemi ,, bravo , tani radhen e ka permendorje e servilizmit te parku i liqenit,,,

    Përgjigju
    • Tralala: 02/10/2019 17:07

      Ooo cfar flet ti po permendoren e azem hajdarit qe ishte qen dhe iku si qen... pse nuk e thua ti ?

  • Fan noli: 02/10/2019 16:41

    Vendos Fan nolin o lali eri mos ja fusni kot per tjeret. Ky e zuri Me dru Fan nolin Me leket e serbise

    Përgjigju
  • Kafsha: 02/10/2019 16:20

    Mbret i vetshpallur me ushtri serbe qe fali Shen Naunin dhe nje pjese te shkodres

    Përgjigju
  • Lui: 02/10/2019 16:05

    Zakonisht neper sheshe e neper rruge vendoset emri i dikujt qe ka kontribuar per komunitetin ose kombin ose njerezimin. Deri tani une nuk di te kete ndonje kontribut Zogu, pervec se ka qene politikan i nje periudhe te caktuar ne Shqiperi. Edhe kur i erdhi momenti, ose fati qe ai te kishte kontribut si kryetar shteti, ai u arratis si refugjat jashte shtetit, duke e lene Shqiperine pa udheheqje ne momentin me te keq te saj, dmth pushtimin fashist. Si perfundim, kontributi i ketij pseudombreti ishte negativ per kombin. Atehere pse duhet ta nderojme duke vendosur emrin e tij neper sheshe apo rruge..?!

    Përgjigju
  • emrija: 02/10/2019 13:35

    I lumt ajo dore...vrau Hasan Prishtinen me shoke dhe keta halera i bene bust!!!

    Përgjigju
  • Vlora: 02/10/2019 13:12

    Sa k,,,a jemi be shqiptaret

    Përgjigju
  • Pushti: 02/10/2019 12:49

    I behet bust ne mes te Tiranes nje njeriu qe brenda 10 viteve eleminoi te gjithe atdhetaret e vendit. Keshtu eshte kur per teka te disa gazetareve te githepushtetshem ngrihen buste e vihen emra rrugesh te cdo lloj roskopi. Fevziu ( bolja e djathte e Zogut) do ti kushtoj nje emision te tere ketij episodi sonte. Te pakten paskan ngelur ca burra ne kete realitetin tone indiferent kundrejt cdo padrejtesie.

    Përgjigju
  • Qyteari: 02/10/2019 12:49

    Thjeshte perseritet historia.. Keta te sotmit jane zoger e kaluar zogut..

    Përgjigju
  • Emi: 02/10/2019 12:42

    Ma trathar jan a ta si e kan vun a ty.

    Përgjigju
    • Lok: 03/10/2019 06:57

      Je i vetmi qe e ke qellu

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet