Post tërmeti/ Meta kërkesë qeverisë: Thërrisni në Shqipëri Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike

Post tërmeti/ Meta kërkesë qeverisë: Thërrisni në Shqipëri Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike

Presidenti Ilir Meta

TIRANË - Teksa kërkon ruajtjen e qeverisë, presidenti Ilir Meta i bën thirrje qeverisë që të ftojë në Shqipëri Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, për të përcaktuar sigurinë dhe rezistencën e banesave në vendin tonë, pallateve, dhe godinave që u dëmtuan nga tërmeti i fuqishëm që preku Shqipërinë dy ditë më parë. Një tërmet 5.8 Rihter që la pas dëme të shumta materiale por fatmirësisht asnjë viktime, veçse të plagosur lehtë. Tashmë qeveria ka nisur procesin e evidentimit të dëmeve për të bërë të mundur rindërtimin e objekteve të prekurave nga lëkundjet sizmike, që epiqendrën e patën në detin Adriatik.

Deklarata e Presidentit Meta

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta vlerëson ruajtjen e qetësisë nga të gjithë dhe rëndësinë e frymës së bashkëpunimit dhe solidaritetit njerëzor, pa përjashtim, nga aktorët institucionalë, politikë, shoqërorë dhe mediatikë, për normalizimin e plotë të situatës, pas tronditjeve të ditëve të fundit.

Transparenca dhe përgjegjshmëria maksimale për evidentimin e pasojave është tepër e rëndësishme në këto momente.

Në veçanti, vlerësimi teknik i banesave, pallateve dhe godinave të dëmtuara është tepër i domosdoshëm për të ardhmen.

Ndaj duke vlerësuar dhe solidaritetin e vendeve partnere dhe Bashkimit Europian, Presidenti Meta i kërkon qeverisë të ftojë zyrtarisht edhe Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, që ka kapacitetet e duhura për të përcaktuar sigurinë dhe rezistencën e banesave, pallateve dhe godinave të dëmtuara nga kjo fatkeqësi natyrore.

Keqpërdorimi nga kushdo i kësaj situate, nuk është rruga e duhur për të përballuar një shqetësim të përgjithshëm, në mënyrë të bashkuar dhe të përgjegjshme, vetëm në interes të qytetarëve të traumatizuar nga tronditjet dhe pasojat në banesat e pronat e tyre.

Të gjithë duhet të shtojnë kontributet pozitive dhe solidare në bazë të përgjegjësive institucionale, politike, shoqërore dhe qytetare.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • yyy: 23/09/2019 18:02

    E nxorri dhe nje shpikje te re.

    Përgjigju
  • Koli: 23/09/2019 17:58

    Vazhdon akoma te kendoje gjeli brenda ne kotec? President i denigruar, jo serjoz, i izoluar dhe injorant kjo eshte pasqyra e presidentit aktual. Do mbahet mend si presidenti me qesharak cinik dhe injorant i te gjitha koherave qe takimet i ben ne nivel ambasadoresh ne largim pasi asnje president i globit nuk denjon ta takoje. E turpshme si u katendis ben foto me mace dhe qen si i semure mendor.

    Përgjigju
  • Edi: 23/09/2019 17:05

    Car poze o like.....tamam si burre shteti!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Gazetari Xhunga: Berisha nuk zbret nga kati i 8-të, Rithemelimi më i izoluar se talebanët

Gazetari Xhunga: Berisha nuk zbret nga kati i 8-të, Rithemelimi më i izoluar se talebanët