Postimi i gabuar i Cristiano Ronaldo-s, pas zhdukjes së avionit të Emiliano Sala

Postimi i gabuar i Cristiano Ronaldo-s, pas zhdukjes së avionit të Emiliano Sala

Cristiano Ronaldo lojtar i Juventus

Ronaldo ka nxitur zemërimin e shumë personave duke i bërë ata të reagojnë negativisht ndaj tij. Cristiano Ronaldo ka postuar një foto duke qeshur në avionin e tij privat, kjo foto erdhi fill pas humbjes nga radarët të avionit ku lojtari i Cardiff City Emiliano Sala udhëtonte.

Sala  ishte në bordin e avionit i cili u zhduk nga radarët mbrëmjen e së hënës , e gjasat për mbijetesë tashmë janë përshkruar si "për fat të keq të pakta" nga grupet e kërkim-shpëtimit..

Zhdukja e Sala, ka tronditur tifozët dhe familjen e lojtarit, si dhe botën e futbollit. Duket sikur superstari portugez, ose të paktën ekipi i tij i PR, nuk ishin në dijeni të lajmit tragjik, pasi ai postoi një foto në profilet e tij të mediave sociale duke qeshur në një avion privat.

Përveç shumë njerëzve të thjeshtë ka pasur edhe reagime edha nga emra të njohur. Legjenda e Anglisëe njëkohësisht komentuesi i mirënjohur  Gary LinekerI ka reaguar në lidhje me këtë postim duke I thënë që nuk është dita e duhur për të postuar atë foto.

er.k.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Zhgënjen Denver, Golden State dhe Lakers fitore play-offi

Zhgënjen Denver, Golden State dhe Lakers fitore play-offi