Postribë/ Shkon në 50 numri i nxënësve të helmuar nga 'Fast-Food-i' pranë shkollës, 6 shtrohen në spital (VD)

SHKODËR- Shkon në 50 numri i nxënësve të shkollës " Adem Haxhia" në Postribë që janë paraqitur në spital me shenja intoksinimi dhe dyshimet janë se kemi të bëjmë me helmim masiv. Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja raporton se 6 prej nxënësve janë shtruar në spital pasi sipas rrëfimit të prindërve, gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar me dhimbje barku dhe të vjella. Prindërit hedhin akuza se fëmijët e tyre janë helmuar për shkak të ushqimit që kanë konsumuar gjatë pushimit të madh në një Fast-Food që ndodhet përpara shkollës.

Ndërsa Drejtoria i Shëndetit Publik ka dyshime se mund të ketë ndodhur edhe nga uji. Por prindërit janë përplasur në një debat me përfaqësuesen e ISHP-së në Shkodër jashtë ambienteve të shkollës teksa ajo deklaronte për mediat se janë marrë mostra uji për të parë më tej rezultatet. Një prind tha se asnjëherë më parë nuk ka pasur probleme me ujin në zonën e Postribës, dhe sa herë që janë bërë analizat, ka rezultuar i pastër.

Përfaqësuesja e DSHP-së: Kemi kontaktuar me drejtorinë e ujësjellësit dhe drejtoreshën e shkollës që në mënyrë absolute tani për tani uji të mos konsumohet deri në daljen e analizave. Sot janë marrë kampione të analizave fiziko-kimike bakteriologjike si nga drejtoria jonë ashtu edhe nga Inspektorati Shtetëror i Shkodrës. Presim analizat, vazhdojmë hetimin, komunikojmë edhe me ISHP-në në Tiranë deri në një konkluzion"
Prindi: Si ka mundësi që u helmuan për ujin? Uji ka 20 vjet këtu, mos ja lini ujit, se ky ujë është kontrolluar, ka dalë i pastër 20 herë që i është bërë kontrolli".
Përfaqësuesja e DSHP Shkodër: Nuk varet prej meje, është Tirana që vendos.
Prindi: Analiza mos të bëhet në Shkodër.

Ditën e djeshme në urgjencën e Spitalit Rajonal mbërritën 26 nxënës nga shkolla e mesme e Bashkuar në Postribë, me simptoma të tilla si të vjella, temperaturë, marrje mendsh, por më pas situata është përkeqësuar dhe ky numër ka shkuar në 50, ku 6 prej tyre janë shtruar në spital për shkak se gjendja e tyre nuk ka pasur përmirësime.

"Në total janë paraqitur 26 raste nga ku 16 raste janë trajtuar në repartin infektiv dhe 10 raste janë trajtuar në repartin e pediatrisë.  Aktualisht 7 persona po marrin akoma shërbim në spital, 5 persona tek reparti i infektivit dhe 2 në pediatri, pjesa tjetër kanë lënë spitalin", njoftoi më herët spitali.

Për ngjarjen, policia njofton se janë shoqëruar pronarët e fast food-it për deklarime, si dhe po bëhen verifikimet nga Drejtoria AKU, ndërsa deri në përfundim të veprimeve, Fast-Foodi është mbyllur.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:50
Përkeqësohet situata në Postribë, 6 prej tyre shtrohen në spital/ Prindërit: Kanë të vjella dhe dhimbje barku

Ka shkuar në 50 numri i nxënësve që janë helmuar në shkollën "Adem Haxhia" në Postribë, 6 prej tyre janë shtruar në spital me të vjella, dhimbje barku, temperaturë dhe ethe teksa bëjnë fajtor ushqimin e "Fast Food-it" përballë shkollës. Për mikrofonin e Report Tv e konfimron këtë gjë edhe një nga nxënësit e helmuar, i cili hedh poshtë faktin se mund të jetë helmuar nga uji në shkollë, pasi ai nuk e ka konsumuar sepse merr gjithmonë ujë me vete.

"Erdha pasdite dhe më thanë të shtohesha. Prej sanduicave, ujë s'kam pirë te shkolla, kam marrë me vete. Më thanë që jam helmuar, kam bërë serume", shprehet për Report Tv një nga nxënësit e helmuar.

"Jam që në orën 2:00. Helmim, dhimbje barku, ethe, temperaturë, Ethe. Ne po ia lejmë helmimin, ca do ketë ngënë tek shkolla, ndoshta dhe te shtëpia, nuk e di. S'e di s'mendoj se kurrkush nuk e do të keqen se gjithkush ka fëmijë, ka familje. Zoti dëgjon për të tërë", tha nëna e një prej nxënësve.

Policia ka nisur hetimet teksa Drejtoria e Shëndetit Publik ka marrë mostrat e ujit dhe të ushqimeve të Fast-Food për të indentifikuar shkaqet e helmimit.

G.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albani: 05/10/2019 12:26

    Dikush po na i helmon edhe femijet tane e pse jo armiku ku ka turbullire e kaos vepron...

    Përgjigju
  • prec zogaj: 05/10/2019 00:50

    FAJIN E KANE PRINDERIT,,DUHET TI JEPNI BUKEN ME VETE FEMIJVE.,,.

    Përgjigju
  • Kafsha: 04/10/2019 22:08

    Sa gjynah , bajg shtet

    Përgjigju
  • Komunisti: 04/10/2019 13:11

    Jo me ska mundesi, ky asht aktivisti ma i mall nkatun, i ka llan me hang Sales e Romes, e keni me antikomunistet o komunist ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lindon Selahi 'sms' Sylvinhos: Trajneri s'më ka telefonuar, kam shpresa për Europianin

Lindon Selahi 'sms' Sylvinhos: Trajneri s'më ka telefonuar, kam shpresa për Europianin