Më shumë së 4 muaj pasi mori miratimin e qeverise dhe u depozitua në Kuvend, amnistia penale, nisi më në fund këtë të hënë shqyrtimin në komisione parlamentare.

Projektligjin, që qindra të burgosur dhe mijëra të tjerë në hetim apo më dënime alternative po e presin, e prezantoi në Komisionin e Ligjeve vete ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, i cili renditi kategoritë përfituese.

“Të gjithë burrat që janë dënuar deri në 3 vjet burg, ose u kanë mbetur për të vuajtur më pak së 3 vjet, lirohen menjëherë. Të gjitha gratë që janë dënuar deri në 4 vjet burg, ose u kanë mbetur për të vuajtur më pak së 4 vjet, lirohen menjëherë. Të gjithë burrat 60 vjeç e sipër dhe të gjitha gratë 50 vjeç e sipër lirohen menjëherë”, tha Gogu.

Nga amnistia do të përfitojnë edhe personat të cilët, kur kanë kryer një krim, kanë qenë nën moshën 18 vjeç.

“Të miturit që kanë qenë nën 18 vjeç kur kanë kryer krimin, lirohen menjëherë”, tha Gogu.

Por jo vetëm të dënuarit; nga amnistia do të përfitojnë edhe ata që aktualisht janë në ndjekje penale për një vepër penale.

“Amnistia për ndjekjen penale parashikon pushimin e procedimit për veprat që dënohen deri në 3 vjet burg”, tha Gogu.

Liri nuk do të këtë për të gjithë, ata që janë subjekt i SPAK-ut ose janë dënuar më vendim të dhënë nga Gjykata e Posaçme.

Kushdo ka kryer një krim të rëndë do të përjashtohet nga amnistia, plot 19 kategori veprash penale.

“Përjashtohen vrasjet në rrethana cilësuese, krimet seksuale, korrupsioni dhe krimi i organizuar, krimet zgjedhore, si dhe pastrimi i parave”, tha Gogu.

Shifrat e sakta të përfituesve të amnistisë do të varen nga momenti i miratimit të saj, që pritët të jetë më 18 qershor. Megjithatë ministri Gogu foli për disa qindra që lirohen menjëherë, rreth 1000 që përfitojnë ulje të dënimit, u shuhet dënimi mbi 5000 mijë personave më shërbim provë, apo  pushohet ndjekja penale për rreth 14 mijë procedime.

Aktualisht, në sistemin e burgjeve janë të akomoduar gjithsej 4,982 persona, nga të cilët 1,827 janë të dënuar dhe 2,629 të paraburgosur. Sistemi i burgjeve pritët të lirohet më rreth 10% pas hyrjes në fuqi të amnistisë.

 

K.B/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • panjepady: 08/06/2026 16:43

    Ju lutem shume zyrtareve qe merren me sistemin "penitentiary", ta shqiperojne ti thone sistem "pendestarie", se tingellon shume brutal ne anglisht, sikur institucioni eshte per te ndeshkuar e jo per te te bere te pendohesh dhe rehabilitohesh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 6 Qershor, 21:08

    A e mbështesni protestën kundër investimit në Zvërnec?