Spanja ka dhënë sinjale pozitive në ndeshjen e fundit miqësore para nisjes së Botërorit, teksa la Roha ka fituar me rezultatin 3-1 kundër Perusë. Në sfidën e zhvilluar në Meksikë goli i parë erdhi që në minutën e 2 falë silurës së Oyrazabal.
Po në pjesën e parë dyfishoi Pedri, ndërsa në pjesën e dytë një autogol i peruanëve i dërgoi shifrat në 0-3. Në vijim amerikano-jugorët vulosën rezultatin përfundimtar të sfidës, ndërsa për kombëtaren e drejtuar nga De La Fuente ky ishte një sinjal pozitiv pas barazimit me Irakun.
Te fitoret është rikthyer edhe Franca, kombëtarja tjetër pretendente për fituar Botërorin. Gjelat mposhtën 3-1 Irlandën e Veriut, teksa protagonist absolut ishte Michael Olise. Ylli i Bayern Munich realizoi të 3 golat, teksa njëri ishte më i bukur se tjetri.
Edhe Holanda nuk gaboi përballë Uzbekistanit, duke fituar me rezultatin 2-1. Të dy golat erdhën nga Cody Gapko me penallti, ndërsa kundërshtarët barazuan përkohësisht në minutën e 92. Për t’u theksuar se para ndeshjes tulipanët humbën një lojtar të rëndësishëm për Botërorin, pasi mbrojtësi Julian Timber pjesë e Arsenalit u dëmtua. Në vendin e tij trajneri Ronald Koeman grumbulloi Geertruida-n e Sunderland.
Komente





