Prag derbi Tirana-Partizani/ Daja: Ekipi im do jetë zjarr! Dede: Jemi më të zotët se kundërshtarët

Të premten në orën 18:00 në Air Albania do të luhet ndeshja emblematike e Superligës, derbi Tirana-Partizani, e vlefshme për javën e 6 të kampionatit. Të kuqtë vijnë në këtë superpërballje si vendi i parë në klasifikim, ndërsa trajneri Daja thotë se pret një kundërshtar jo të zakonshëm.

“Në fakt derbi më shumë se sa për trajnerët është për tifozët. Është një ndeshje e cila duhet fituar. E kemi përgatitur me qetësi derbin sepse vijmë nga një gjendje psikologjike mjaft e mirë. Natyrshëm nuk presim kundërshtarë si në ndeshjet e tjera, por ajo që do mbizotërojë është se koka lart duhet të jetë e ftohtë, ndërsa zemra zjarr.”

Ndërkohë në kampin kundërshtar, atë të Tiranës së Nevil Dedes që ende nuk ka fituar një ndeshje në krye të bardhebluve, janë më euforik. Në prag të takimit trajneri deklaron se Tirana është me e zonja se rivali në derbi.

“Ne do mundohemi të bëjmë ndeshjen tonë, mbi të gjitha të kemi rrespekt për veten. Të jemi krenar që në këtë derbi do t’i përcjellim futbollit shqiptar dhe tifozërive tona përkatëse më të mirën e mundshme. Unë do të thoja që në duhet të përcjellim gjithmonë mesazhe pozitive dhe në fund fare të fitojë më i zoti që në këtë situatë besoj që jemi ne.”

Ky do të jetë derbi i 158 në historinë e futbollit shqiptar, me Partizanin që dominon me 66 fitore kundrejt 42 të Tiranës, mirëpo në tre ndeshjet e fundit demat nuk ia kanë dalë në asnjë rast të marrin tre pikët.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

'Tempulli' deri tani u sekuestruan mbi 1600 kg drogë, Balla: Do vijojmë

'Tempulli' deri tani u sekuestruan mbi 1600 kg drogë, Balla: Do vijojmë