Pranga efektivit të Kavajës, i kërkoi 4 mijë euro një personi për të mos ia arrestuar djalin që theu Aktin Normativ gjatë pandemisë
Eurot që iu sekuestruan policit Ilir Dizdari
Një punonjes i policisë është arrestuar nga SPAK dhe SHÇBA pasi i kërkoi një personi 4 mijë euro me qëllim favorizimin për të mos ia arrestuar djalin, i cili kishte kundërshtuar Patrullën e Policisë, duke thyer Aktin Normativ gjatë pandemisë.
Burime për Report TV bëjnë të ditur se në pranga u vu Ilir Dizdari, me detyrë specialist i Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë. Efektivi i policisë dyshohet se duke keqpërdorur atributet që i jep detyra dhe funksioni dhe ka konsumuar veprën penale të “Korrupsionit pasiv”.
"Gjatë ushtrimit të detyrës, ai i ka kërkuar një shtetasi një shumë prej 4,000 eurosh me qëllim favorizimin për mos arrestim në flagrancë të djalit të tij. I riu kishte kundërshtuar Patrullën e Policisë, duke thyer Aktin Normativ gjatë pandemisë. Me qëllim ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale nga "Kundërshtim i punonjësit të Policisë" në "Mosbindje ndaj punonjësit të Policisë", oficeri i Policisë kërkonte shumën e sipërmendur prej një periudhe disa mujore në formë kërcënimi, si duke ushtruar presion në ambientin e biznesit të shtetasit. Mbi bazën e regjistrimit të procedimit penal, në momentin e shkëmbimit të vlerave monetare të kërkuara nga specialisti i Hetimit të Krimeve, në kushtet e flagrancës, oficerët e Policisë Gjyqësore të SHÇBA-së arrestuan N/Komisarin I.D., si dhe sekuestruan si prova materiale vlerën monetare prej 4 mijë eurosh dhe celularin e tij", thuhet në njoftim.
Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar.
Sondazhi i ditës:
Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
11.3%
-
Të gabuar
83.9%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 5081
Lajme të tjera
-
Sulmet ndaj SPAK, Kulluri: Shpërthimi i Metës i parakohshëm, fjalori i papranueshëm! Bardhi si Shvejku! Burimi: Shokuese, çfarë shembulli u jep të rinjve
18 Prill, 17:52
-
Sulmet e Metës ndaj Dumanit, Kryemadhi: Dakord me çdo fjalë, por jo si i tha! SPAK vegël e Ramës
18 Prill, 16:55
-
'Iliri nuk është çështje fiqiri', deputetja Flutura Açka diagnostikon kreun e PL-së: Lajthitje politike
18 Prill, 15:27
-
Meta kërcënon SPAK e Dumanin, reagon Ambasadori i BE-së, Gonzato: Sulmet ndaj gjyqësorit nuk janë të denja për demokracinë
18 Prill, 13:21
-
Kandidatura e Belerit, si mund të zgjidhet eurodeputet i Greqisë nga burgu në Shqipëri! I duhen 200 mijë vota! Mediat greke: ‘Karrem’ për nacionalistët
18 Prill, 12:31
-
Ktheu deputetët e përjashtuar në grupin e PD, Basha kallëzon në SPAK Nikollën: Cënoi interesin e vendimmarrjet e partisë
18 Prill, 08:59
-
Obsesioni i Ilir Metës me Arben Rakipin (disa detaje mbi profilin e juristit)
17 Prill, 21:53
-
Mero Baze: Këta 'tigra prej letre' që na kanë qeverisur
17 Prill, 21:48
-
KiE vendime historike për Shqipërinë dhe Kosovën, Gjonaj: Reforma në drejtësi ka vlerësim maksimal! SPAK sulmohet pasi është në rrugën e duhur
17 Prill, 18:22
-
Gjuha e ashpër e Metës ndaj SPAK, avokati Romeo Kara: I sugjeroj Prokurorisë së Posaçme të verifikojë vilat në Londër
17 Prill, 17:23
-
Basha: Aleanca e fshehur kundër SPAK ka dalë hapur! Prokuroria e Posaçme e vetmja që po lufton korrupsionin
17 Prill, 16:14
-
A po përgatitet arrestimi i Metës dhe përse vijon me sulmet kërcënuese ndaj SPAK! Sonte në 21:00 në ‘Repolitix’ në Report Tv
17 Prill, 13:56
E keni horrin tuaj ju te PeDese kete te sotmin
PërgjigjuO ty tq**sha ropt
Policia qe duam e Lleshit dhe Veliut. Nje tuf me horra
Përgjigju