Qëllohet me bojë Ralf Gjoni: Sulm i porositur! ...'Kërcënimi' i Kryemadhit: Tradhtarë, nuk jua fal njeri! (VIDEO)

Sulmohet me bojë kandidati nga Lëvizja Socialiste për Integrim, që pranoi mandatin e deputetit, dhe u betua sot në Kuvend, Ralf Gjoni.

Gjoni u sulmua sapo doli nga shtëpia, ku poshtë hyrjes së pallatit e priste një djalë i ulur në karriget e jashtme të një lokali në dalje të pallatit. Ai e ka qëlluar me bojë të kuqe Gjonin, lëshuar nga një shiringë. (VIDEO E SULMIT)

Ralf Gjoni sapo kishte dalë nga banesa e tij në Tiranë për të shkuar në Kuvendin e Shqipërisë, për t'iu bashkuar seancës ku bëri betimin si deputet i ri pas djegies së mandateve nga opozita.

Nuk dihet ende çfarë solucioni kimik është përdorur ndaj Ralf Gjonit, por boja ishte me ngjyrë të kuqe dhe siç Gjoni konfirmoi, një pjesë e mirë e bojës nuk hiqet nga lëkura dhe ka djegie brenda syve.

Deputeti i betuar sot në Kuvend tha se policia po kryen verifikimet për të gjetur autorin, ndërsa tha se sulmi është i porositur 'nga lartë'.

"Ai dhe ajo që e kanë porositur këtë sjellë rrugacërie i the se unë jam këtu dhe kam ardhur të betohem dhe nuk frikësohem në asnjë moment për destabilizmin që po përpiqen të krijojnë", tha  Gjoni teksa u fut në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë për betimin si deputeti më i ri i opozitës që e mori mandatin pas dorëheqjes në bllok të opozitës. Ai ishte kandidat i LSI-së në listat e zgjedhjeve të 2017-ës, në qarkun e Tiranës.

I pyetur nga gazetarët se kush e porositi sulmin, Gjoni tha: Besoj ju mund ta merrni më mirë me mend se unë, policia do të bëjë verifikimet"

Në një prononcim për gazetarët teksa shkonte në Kuvend, Gjoni u pyet edhe për angazhimin e tij si deputet dhe qëndrimin që do të mbajë.

"Nuk kam ardhur të marr një rrogë të qelbur shteti, por të përfaqësoj shqiptarët që sot ndihen të pa përfaqësuar nga kjo klasë e papërgjegsjshme politike, vij nga jashtë, jam edhe shtetas i huaj edhe shqiptar, jam krenar për çfarë kemi arritur gjatë gjithë këtyre viteve, nuk do lejoj që integriteti ynë të keqpërdoret në interes të disa rrugeçërve", tha Gjoni.

I pyetur se si do të jetë qëndrimi dhe vota e tij në Kuvend, pro apo kundër qeverisë, Gjoni u përgjigj:

"Mendoni se unë vij për ti bërë fresk qeverisë, a ma njihni emrin?"

Më herët kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, i ka quajtur tradhtarë kandidatët nga listat e partisë së saj në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës., që e pranuan mandatin.

"Të jenë të kujdesshëm se nuk ka për t’jua falur asnjeri, tradhtarë", shprehej Kryemadhi.

Ora 10:18
Sulmohet me bojë deputeti i LSI Ralf Gjoni, pranoi mandatin (FOTO)
  • G.M./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Aleksander Lipivani nj 7: 21/03/2019 14:54

      Po pse nje rroge shteti te qelbur thua mor djal i ri. Do votosh per ligjet qe kemi rene dakort me shefin e modh.

      Përgjigju
    • gazetari: 21/03/2019 14:03

      Solidaritet me ty Ralf. qytetaria dhe respektimi i ligjit ndonjehere kalon permes sakrificave te te prapambeturve

      Përgjigju
    • MINUSHE: 21/03/2019 12:19

      Kuptohet kush e beri , ata qe duan te ruajn pasurite e vjedhura.

      Përgjigju
    • toni: 21/03/2019 11:41

      i jepni nje kreher presidentit

      Përgjigju
    • OdetA: 21/03/2019 11:36

      Me falni po sa pord... paska ky katundari me nenshtetesi te jashtme haha. Turp po rroga mbi 100.000 leke nuk mund te jete e qelbur. Si duket ju te LSI aq shume para merrni nuk dihet se ku sa i quani te qelbura. Ti mor birr fale kete rrofen e qelbur. Kam degjuar edhe nje dojtore shkencash nje drejtoreshe ne nje ministri qe thoshte fiks keshtu si ti, por ama vidhte gjithe diten.

      Përgjigju
    • Kafsha: 21/03/2019 11:21

      Kryemu tja! Hahahahaha!

      Përgjigju
    • Fahrri Bajga e Bajges: 21/03/2019 11:15

      Mona do bohet murgesh se del me kryq n qaf e flet per Zotin. Do qe t laj mëkatet e t bohet Shën Mona me u shenjteru. Janulla ta mbaj afer ta shentroj kët katnare!

      Përgjigju
    • aaa: 21/03/2019 10:43

      Vrit veten dhe ti si burri jot se eshte shume e nevojshme qe te zhdukeni, ju duhet te hidheni te kazani plehrave o botoxi qelbur.Ju urren populli nuk e shifni apo beni sikur se shifni, do ju vij dita cift plehre.

      Përgjigju
    • A. L: 21/03/2019 10:29

      Po Monika ke te drejte. Nuk ta dal njeri. Kjo vlen edhe per ju e aleateve te tu populli vonon por nuk harron.

      Përgjigju
    • Tir: 21/03/2019 10:03

      Autoresia eshte shuuume e qarte: Ilir Meta& Monika Kryemadh&Edi Paloka. Zoti Ralf Gjoni di shume per ciftin e bllokut 7%, ndaj eshte sulmuar.Prokuroria duhet te veproje menjehere, qe koha e shiringave te mbyllet njehere e mire.Z. Ralf i uroj sherim te shpejte dhe suksese ne detyren si deputet.

      Përgjigju
    • Maks: 21/03/2019 10:02

      Kam then qe njesiti gueril i themeluar ne jal e bathore do hidhet ne veprim prandaj o popull ditancohuni nga terrorizmi pd è lsi

      Përgjigju
    • Boja: 21/03/2019 09:54

      Ciifti i shemtuar Meta nuk mund te shemtoje Shqiperine

      Përgjigju
    • One: 21/03/2019 09:48

      Duket qe keta po luajne per gjthcka kete here dhe jane gati per ta cuar vendin ne lufte. Njerez hapni syte dhe mos rrezikoni jetet tuaja dhe te ardhmen e femijeve vetem per interesat e disa njerezve qe ku ju kane vjedhur dhe neperkembur per kaq shume vite. Interesi i vetem i ketyre njerezve eshte vetem pasuria dhe taborri i ngushte, asgje tjeter.

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:

      Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



    ×

    Lajmi i fundit

    Dy humbjet në miqësore, Kombëtarja humbet pozicione në FIFA! Rivalët e Euro 2024 në 'top 10'

    Dy humbjet në miqësore, Kombëtarja humbet pozicione në FIFA! Rivalët e Euro 2024 në 'top 10'