Aleati i Bashës dhe dy të tjerë kërkojnë mandatin! Kuvendi i ka votat dhe për ndryshimet kushtetuese

Aleati i Bashës dhe dy të tjerë kërkojnë mandatin! Kuvendi i ka votat dhe për ndryshimet kushtetuese

Ambra Borova dhe Arben Elezi ,Adriatik Alimadhi

Arben Elezi nga PD Elbasan, Adriatik Alimadhi aleat i PD, njëhkohësisht kreu i Ballit Kombëtar dhe Ambra Borova nga LSI Shkodër kanë pranuar mandatin e deputetit. 

Ata kanë dorëzuar formularin e vetëdeklarimit pranë Komisionit Qëndror Zgjdedhor ditën e sotme.

Me dorëzimin e formularit të vetëdeklarimit, hidhet hapi kryesor i pranimit të mandatit që hoqën dorë deputetët e partisë së tij. Pas verifikimit të formularit, në kuadër të ligjit të dekriminalizimit, KQZ do t'i japë mandatin e deputetit për të bërë më tej betimin në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë. 

Ditën e sotme tre deputetë të tjerë në radhët e LSI-së u betuan në seancën plenare të Kuvendit.

Bashkë me tre deputetët që dorëzuan sot formularin e vetëdeklarimit shkon në 99 numri i deputetëvë. Me këtë përfaqësim, Kuvendi plotëson kuorumin për të miratuar reformën zgjedhore dhe ndryshimet kushtetuese për të cilat duhen 94 vota.

- 79 deputetë të maxhorancës

- 3 deputetë të opozitës që nuk dogjën mandatin Rudina Hajdari, Myslim Murrizi, Lefter Koka

- 14 deputetë të rinj janë betuar në tre seancat e fundi

- 3 kandidatë dorëzuan sot formularin e vetëdeklarimit, Ambra Borova, Arben Elezi dhe Adriatik Alimadhi.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilir: 24/03/2019 14:12

    Ambra Borova merr mandatin? Pak e cuditshme duke qene se eshte nusja e te njejtes familje cela. Cfare po ndodh? Pra eshe nusja e djalit te vellait te ish deputetit Agron Cela. Si i ka shpetuar Mones kjo gje? Apo duhet te flasim per hasmeri mes vellezerve apo kunatave...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Hapa pas për titullin, Klopp: U kërkoj falje tifozëve

Hapa pas për titullin, Klopp: U kërkoj falje tifozëve