Prapaskena/ Meta zbulon paktin me PD-në dhe akuzon: Shtyva zgjedhjet lokale, por Basha s'e mbajti fjalën

Prapaskena/ Meta zbulon paktin me PD-në dhe akuzon: Shtyva zgjedhjet lokale, por Basha s'e mbajti fjalën

Ilir Meta dhe Lulzim Basha

TIRANE-Anulimi i zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit të vitit të kaluar dhe dekretimi i datës 13 tetor nga Presidenti Ilir Meta nuk ishte e paplanifikuar. 11 muaj pas atij vendimi, kreu i shtetit Ilir Meta rrëfeu një prapaskenë mbrëmjen e djeshme në 'Opinion' ku u shpreh se kishte pasur një marrëveshje me PD-në dhe se Lulzim Basha i kishte thënë fjalën se opozita do të hynte në zgjedhjet e 13 Tetorit, datën e re që dekretoi. Por, Meta sot akuzon Bashën për mungesë korrektësie dhe se nuk e mbajti fjalën.

Por cfarë do të ndodhë nëse e njëjta strategji përsëritet nga opozita për zgjedhjet e ardhshme, parlamentare vitin tjetër? Këtë herë Ilir Meta është i qartë pasi Lulzim Basha e preu në besë herën e parë. "Kurrë mos të hyjë në zgjedhje. Nuk do të shtyhet më data" tha ai. Madje, Meta tregon edhe këshillat që i ka dhënë opozitës. "I kam thënë të marrë masat që tani në të gjithë Shqipërinë nëse do të mbrojë demokracinë dhe veten" tha Meta.

Pjesë nga intervista e Presidentit Ilir Meta ku akuzon Lulzim Bashën
Pse i shtytë zgjedhjet lokale?
Edhe për zgjedhjet lokale bëra cdo gjë për të normalizuar situatën. Zgjedhjet i shtyra që të bënim zgjedhje gjithëpërfshirëse sepse kam thënë se në tetor nuk hapen negociatat dhe nuk u hapën dhe u shtuan dy kushte të reja, gjykata Kushtetuese dhe vendimi i gjykatës kushtetuese për zgjedhjet vendore.

I shtynë pa konsultim paraprak, sepse opozita deklaroi se nuk hynin as në tetor?
Këtu ka një mungesë korrektësie nga opozita, se unë kam marrë fjalën nga zoti Basha se do të hynin në zgjedhje pastaj ata mbajtën atë qëndrimin edhe kështu edhe ashtu. Kjo është punë dhe përgjegjësia e tyre. Nuk kam asnjë problem

Po nëse sot opozita thotë se nuk do të futen në zgjedhjet, s'do të dekretoni datën e zgjedhjeve?
Kurrë mos të hyjë në zgjedhje. Nuk do të shtyhet më data. U kam thënë se ai do të bëjë çdo gjë që t'u provokojë, edhe për kodin, prandaj pranoni cdo lloj varianti, danez, hungarez, se ai ka tmerr nga zgjedhjet.

Ai do të përpiqet prapë të vjedhë, të përdorë policët si te teatri. Zgjedhjet nuk shtyhen, opozita të dalë të luftojë, të mbajë premtimet, ishte në parlament, iku, të bëjë çfarë të dojë, i kam thënë të marrë masat që tani në të gjithë Shqipërinë nëse do të mbrojë demokracinë dhe veten.

Nëse pret opozita të bëhen hetime për atë të Dibrës dhe pastaj, kjo apo ajo, duhet të presë 300 vjet që të ndodhë. Duhet të shkojë në betejë nuk ka rrugë tjetër.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 27/05/2020 03:27

    Po si do hynte Basha ne zgjedhjet e Qershorit e Tetorit?!Ate e rrifte BABAI pastaj.

    Përgjigju
  • Haha: 26/05/2020 22:53

    Dy hajdute Meta Basha qekan mare vesh per zgjedhjet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Pogradec, peshkatari kap në ujrat e liqenit të Ohrit peshkun Koran më shumë se 13 kg

Pogradec, peshkatari kap në ujrat e liqenit të Ohrit peshkun Koran më shumë se 13 kg