Prapaskenat / Gjyqtarja që ‘izoloi’ Saimir Tahirin dhe liroi Arben Frrokun iku nga drejtësia pasi u njoh me dosjen e pasurisë

Prapaskenat / Gjyqtarja që ‘izoloi’ Saimir Tahirin dhe liroi Arben Frrokun iku nga drejtësia pasi u njoh me dosjen e pasurisë

Arben Frroku, Liljana Sulollari dhe Saimir Tahiri

Zbardhen paraskenat e vetëlargimit nga drejtësia të gjyqtares së Krimeve të Rënda Liljana Sulollari (Baku), një emër i lakuar në sistemin e drejtësisë për shkak të dosjeve të bujshme që ka pasur në duart. Liljana Sulollari rezulton se ka dhënë dorëheqjen nga funksioni i gjyqtares së Krimeve të Rënda, pasi Komisioni i Vettingut e ka njohur me rezultatet e hetimit rreth ligjshmërisë së pasurive dhe pastërtinë e figurës. Në 22 nëntor 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimi ka njoftuar gjyqtaren për rezultatet e hetimit, ndërsa Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar kërkesën e gjyqtares për të dhënë dorëheqjen në 10 dhjetor të 2019. Gjyqtarja e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Liljana Sulollari ka dhënë dorëheqjen në një kohë kur Komisioni i Vettingut i kishte caktuar si afat datën 9 dhjetor 2019 për të paraqitur shpjegime apo prova me shkrim në lidhje me rezultatet e hetimit. Në këto rrethana, Komisioni i Vettingut, në fund të muajit janar 2020, vendosu të ndërpresë Vettingun për gjyqtaren Liljana Sulollari, duke vendosur ndalimin e saj për t’u bërë pjesë e drejtësisë për 15 vitet e ardhshme.

Po cilat janë çështjet më të bujshme që ka gjykuar gjyqtarja Liljana Sulollari? Në dhjetor të 2017, gjyqtares Liljana Sulollari iu deshën vetëm 15 minuta për të pranuar kërkesën e Prokurorisë për bllokimin e pasaportës ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i akuzuar për trafik droge dhe grup kriminal, akuza të cilat u rrëzuan më vonë nga gjykata. Vendimi i Liljana Sulollarit për bllokimin e pasaportës u rrëzua më pas nga Apeli. Ndërkaq, në maji të 2018, gjyqtarja Liljana Sulollari dha masën “arrest shtëpie” për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Edhe ky vendim u rrëzua më pas si i padrejtë nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda.

Liljana Sulollari (Baku) ka qenë pjesë e pesëshes së gjykatësve që shpallën të pafajshëm Arben Frrokun, i akuzuar për vrasjen e komisarit, Dritan Lamaj. Ky vendim ndihmoi Arben Frrokun që të arratisej nga Shqipëria. Vendimi u rrëzua nga shkalla e dytë, duke e dënuar Frrokun për burgim të përjetshëm. Por, ky vendim nuk u zbatua pasi Frroku u arratis në Holandë, duke siguruar një vendim kundër ekstradimit në Shqipëri. Liljana Sulollari (Baku) ka gjykuar edhe çështjen e imamëve të vetëshpallur, të dënuar me 126 vjet burg si ‘grup terrorist’. Gjyqtarja ka dënuar edhe nipin e diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha si pjesë e rrjetit të përpunimit dhe trafikimit të kokainës (dosja Xibraka).

G.M./r.k./Shqiptarja.com

Komente

  • klodi: 08/02/2020 00:42

    Kjo skandalozja meriton denim.. ptuuu

  • Populli: 07/02/2020 18:07

    Atehere perse nuk arrestohet zonja gjyqetare

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Speciale/ Blegtorët në udhëkryq, të zgjedhin kullotat apo emigrimin! Realiteti i trishtë i çobanëve që udhëhiqen nga pasioni (VIDEO)

Speciale/ Blegtorët në udhëkryq, të zgjedhin kullotat apo emigrimin! Realiteti i trishtë i çobanëve që udhëhiqen nga pasioni (VIDEO)