Prapaskenat në takimin e djeshëm me donatorët, Yuri Kim braktis mbledhjen pasi mori fjalën Ilir Beqaj

Prapaskenat në takimin e djeshëm me donatorët, Yuri Kim braktis mbledhjen pasi mori fjalën Ilir Beqaj

Ambasadorja Kim mbledh gjërat e saj për t'u larguar

Më takimin e djeshëm që Ministria e Brendshme zhvilloi me donatorët është shoqëruar me prapaskena jo të këndshme. Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim pas mesazheve që ka dhënë për largimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve  të korruptuar deri në arrestimin e politikanëve, duket se nuk ka qenë dakord me një veprim që ndodhi në konferencë pak pasi ajo mbaroi fjalën e saj. ‘Problemi’ ka qenë fjala e Ilir Beqajt, ku duket se nuk ka qenë i përfshirë në axhendën e takimit të djeshëm. Por kjo duket se nuk ‘është toleruar’ nga ambasadorja Kim, e cila në shenjë demonstrative ka mbyllur dosjen e saj dhe është larguar sapo Beqaj ka marrë fjalën.

Fjala e Beqajt nuk ka qenë e parashikuar në axhendë dhe kjo ka bërë që Kim të largohet dhe teksa është ngritur nga karrigia për të lënë sallën ajo komunikon me ministrin Çuçi në mënyrë jodakordësuese.

Kjo skenë nuk është filmuar nga regjia e Ministrisë së Brendshme, pasi siç ndodh në konferenca të tilla të rëndësishme në salla nuk lejohet prezenca e kamerave të mediave.

Dje u konfirmua se Ilir Beqaj u vendos në krye të Agjencisë së Donatorëve, e cila do të koordinojë fondet dhe donacioneve që i vijnë Shqipërisë nga aleatët.    

Foto kur ambasadorja Kim mbledh gjërat e saj për t'u larguar

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 26/11/2021 01:56

    Eshte interesante te lexosh opinionet,apo supozimet e shumta per veprimin e ambasadores.Me kujtoi rastin kur N.Pelosi grisi ne sy te gjithe Kongresit dhe mediave kopjen e fjalimit qe Trump mbajti para Kongresit,akoma pa u shuar duartrokitjet,veprimi i saj dha nje mesazh te qarte.Dhe znj.Kim mund te kete dhene nje mesazh me kete veprim,por nje sqarim per t'i dhene fund spekulimeve,mund te ishte me se i mirepritur.

    Përgjigju
    • Era: 26/11/2021 05:50

      E morem sqarimin nga Rama. Tha qe meqe eshte nen hetim nga SPAK qe kur qe minister' i ploteson te gjitha kriteret.

  • Koli: 25/11/2021 21:36

    Pra znj. Kim na u largua se nuk i pelqen Beqaj. Kuptohet' si mamuth korrupsioni qe eshte. Por Beqon e ka per zemer zoti Rama' qe tipa si ai' stoike ne zhvatje te parave e fondeve publike' te manaxhojne direkt paret neper xhepat qe duan. Tani' zonja Kim dhe zoti Rama jane si thote poplli "mish e thua". Dhe si na del kjo puna Beqo-Kim??? Per me teper' ndiqni redaksionalen e radhes se Temaisteve: Alienet ne galaktiken e sosorollopit shpallin non grata Berishen!

    Përgjigju
  • Ardi: 25/11/2021 16:52

    Eshte e vetmja here qe mka pelqyer reagimi i ambasadores, por dicka mben habi. Meqe SHBA-te kane informacion per cdo afere korruptive ne vendin tone ne rang ministror dhe jo vetem, sipas te thenit te ambasadores, si ka mundesi qe njeriu me i korruptuar i Rames nuk na u shfaqka askund??!! Dhe habia tjeter lidhet me gazetarine. Per kte vemje, etalon korrupsioni si ka mundesi qe nuk investigohet apo shkruhet qofte dhe nje artikull?? Si ka mundesi qe gazetaret merren akoma me budallalliqet e opozites dhe te Like skrapaliut dhe askush nuk doli kunder emerimit te tij nga naltmadhnija Rama?? Te dashur gazetare, gazetaria eshte sherbetore e masave dhe jo e shtypesve, dhe dikush aty ne mesin tuaj e di fort mire ket citim, sepse eshte i vetmi qe pushteti i ka ngrohur xhepin edhe pse Shqiperia ka plot njerez te afte te drejtojne muzeume apo institucione "jashteqeveritare". Pra deri kur do vazhdoje heshtja ndaj kti vemje qe shkaterroi spitalet??

    Përgjigju
  • arber: 25/11/2021 12:15

    Veprim dinjitoz , shprehje domethenese e qendrimit ndaj te korruptuarve , ndonese institucionet shqiptare fshehin koken si struci. Te huajt kane te dhenat nga investigimi i tyre dhe pikerisht ky qendrim eshte sqarimi me i mire per shiptaret i iferences midis te berit demagogji dhe te vepruarit ashtu si duhet. NJE BRAVO TE MADHE .

    Përgjigju
  • Fati jon: 25/11/2021 11:44

    Po Juri e di ca mut hajduti eshte Beqaj.Fajin e ka Rama qe s la me hajdit si ky haleja dhe Ahmetaj qe i riciklon te leket

    Përgjigju
  • Hahaje: 25/11/2021 11:16

    Bravo me ate veprim e kuptojme se cfare m.t ministri hajdut u vu per te menaxhuar 1 miliard euro.Nuk paska nje socialist tjeter te paster e te ndershem qe vetem riciklohen keta super hajduta si Ahmetaj dhe Beqja.Boll lek ka Beqja me farmacite qe ka hap.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin