Pr.Buxheti 2020/ Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni braktisin Komisionin e Integrimit Europian (VIDEO)

Ka nisur shqyrtimi i pr/Buxhetit i vitit 2020 në Komisionin e Integrimi Europian, ku po raporton zv.ministri i Jashtëm, Etjen Xhafaj.

Komisioni i Integrimit ka nisur me debate, pasi është larguar Kryetarja e këtij Komisioni, Rudina Hajdari si dhe deputeti Ralf Gjonaj.

Shkak i largimit është bërë, vonesa e zv.ministrit, si dhe mosprania në këtë komision e ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj.

“E papranueshme vonesa në mbledhje. Në komision duhet të jetë ministri në detyrë”, deklaroi Hajdari, e më pas vendosi që të largohej nga Komisioni.

Mirela Kumbaro: Kjo është kalamanllëk. Ralf, ditë të mbarë

Ralf Gjonaj: Duhet të largohemi nga metoda provinciale e komunikimit që u vë re në këtë sallë.

Zv ministri Xhafaj kërkoi ndjesë për vonesën, ndërsa bëri me dije ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, nuk mund të ishte i pranishëm, pasi është nisur drejt Bratislavës ku do zhvillohet një mbledhje e OSBE-së, dhe që Shqipëria pritet që të marrë drejtimin e këtij institucioni.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • meri: 06/12/2019 13:52

    Njerze te perkedhelur e kapriçoz,nuk zgjidhen problemet duke braktisur punen,paguheni nga taksat e fukarenjeve per te punuar,e jo per kapriço..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin