Pr/buxheti 2024/ 51 milionë lekë për ndërtimin e rrugës lidhëse Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës – autostrada Fier-Vlorë
Foto: Ndërtimet në aeroportin e Vlorës
Në projektbuxhetin për vitin 2024 planifikohen 51 milionë lekë për ndërtimin e rrugës lidhëse Aeroporti Ndërkombëtar të Vlorës (VIA) – autostrada Fier-Vlorë.
Gjatë këtij viti fondi ishte 30 milionë lekë, ndërsa në vitin 2025 planifikohet të investohen 69.2 milionë lekë. Shifrat janë publikuar në relacionin e projektbuxhetit dorëzuar në Kuvend.
Ulja e avionit të parë në pistën e aeroportit të Vlorës pritet të bëhet në verën e 2025
Më 20 prill 2021 u nënshkrua kontrata me kompaninë fituese për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, që pritet të ndërtohet brenda 4 viteve të ardhshme dhe do të jetë i tretë aeroport në vend ku fluturimet do të jenë transoqeanike. Fitues për ndërtimin e tij u shpall konsorcium kompanish të themeluara në Zvicër, ku pjesa më e madhe e aksioneve 50% zotërohet nga Mabetex, kompania e biznesmenit Behgjet Pacolli, dhe 48% nga YDA Group firma që po ndërtoi Spitalin e Fierit me bazë në Ankara dhe 2% nga 2A group.
Konsorciumi fitues ofroi një vlerë investimi prej 103.9 milionë Eurosh dhe do të ketë operimin për 35 vjet të pistës së aeroportit. Aeroporti i Vlorës do të jetë edhe baza për flotën e avionëve Air Albania, ndërsa për herë të parë aty do të ketë një zonë të veçantë për mirëmbajtjen e avionëve, një shërbim i ri i kërkuar nga kompani të huaja, i cili do të përkthehet në të ardhura dhe vende pune shtesë për zonën.
Po kështu është parashikuar ndërtimi i rrugës, lidhja e autostradës Milot-Morinë me aeroportin e Kukësit dhe në pr/buxhetin për vitin 2024 planifikohen 52 milionë lekë. Viti i përfundimit të projektit do të jetë 2026
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?
-
PO
60.4%
-
JO
32.3%
-
NUK E DI
7.3%
Vota total: 2154
Lajme të tjera
-
Jorgo Goro mbetet në burg, Apeli i Posaçëm refuzon lirimin
30 Prill, 14:51
-
E dënuar për mashtrim, arrestohet 29-vjeçarja në Vlorë
29 Prill, 17:19
-
Sarandë/ Në Syrin e Kaltër tren për të moshuarit e fëmijët! Bileta do të kushtojë 300 lekë
29 Prill, 15:11
-
Kanosi nxënësit me thikë teksa luanin në Lungomaren e Vlorës, 30-vjeçari me probleme mendore dërgohet në spitalin psikiatrik
28 Prill, 17:12
-
Vlorë/ Burri kërcënon me thikë nxënësit, po luanin në Lungomare! Autori me probleme të shëndetit mendor
27 Prill, 23:01
-
Rama: Po formësohet çdo ditë e më shumë lëvizja sportive në shkolla
27 Prill, 18:10
-
Studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria të përfshijë Deltën e Lumit Vjosa në Parkun Kombëtar: Jo ndërtimeve në Zvernec!
27 Prill, 16:46
-
Bie në gropën e ashensorit të pallatit ku jetonte, plagoset efektivi në Sarandë! Niset drejt Tiranës për mjekim
27 Prill, 13:14
-
Vlorë/ U arrestua disa orë pasi u lirua nga amnistia, 40 ditë paraburgim Sokol Sinomati! Seanca për 'Buzëderrin' nën masa të rrepta sigurie
27 Prill, 11:06
-
Sarandë, 2 vite burg biznesmenit Pando Papuçi i konfiskohet pallati 7 katësh në ndërtim e sipër! Ishte pa leje
26 Prill, 12:46
-
Gjipe/ Po ndërtonin 4 beach bar-e pa leje, arrestohet një person, në kërkim 3 të tjerë
25 Prill, 16:24
-
I gëzohet amnistisë vetëm pak orë, Sokol Sinomati i njohur si 'Buzëderri' la qelinë në Fushë-Krujë dhe u arrestua sapo u fut në Vlorë
25 Prill, 12:23
Bravo Bravo Bravo, mezi po e presim .Bravo kryeministrit tone per cdo gje ka bere per Shqiperine,jemi krenare per ju!!
PërgjigjuFirma turke, u terhoq nga kontrata, ndryshe ajo ish operatori qe mbulonte zerin e eksperiences se ndertimeve aeroportuale, e vetmja, u terhoq nga konsorcum ai qe dinte ta bente ate gje, dhe po vazhdohet vecx nga firma e Pacolit.. Cuditerisht qeveria shqiptare e la te vazhdonte punimet. askush nuk thote qe ne rast mos realizim fitimesh qeveria e Rames, mbulon fitimin e munguar pacollit i cili po punohn me leket qe do i marri taksapaguesve shqiptar dhe fitimin e con jashte shqiperise per vehte. Ky eshte turpi i asaj qe quhet Shqiperi dhe atyre qe e dejtojne dhe atyre qe i bejne fresk
Përgjigju