Prefekti për Report Tv: Në Vlorë pothuajse zero kultivim kanabisi, kriminelët tentuan të përfitonin nga pandemia

Situata e pandemisë ka shfaqur tendencën për kultivimin e bimëve narkotike. Kështu është shprehur prefekti i Vlorës Flamur Mamaj gjatë një interviste dhënë për Report Tv.

Sipas Mamajt grupet e strukturuara kanë nisur hapjen e vendeve dhe përgatitjen e terrenit por deri me tani nga kontrolli i vazhdueshëm i strukturave të policisë nuk ka nisur procesi i mbjelljes.

"Ka pasur tentativa të grupeve kriminale duke përfituar nga pandemia ata kanë tentuar të merren me këtë vepër kriminale por angazhimi total i institucioneve dhe drejtorisë vendore të policisë janë marrë masa paraprake për ti thënë jo këtij fenomenit në gjithë qarkun.

Aktualisht nuk na rezulton mbjellja sepse janë një sërë institucionesh në terren dhe s'kanë lënë asnjë cep pa kontrolluar" tha ai.

Prefekti Flamur Mamaj evidenton punën e bërë në këtë drejtim  me qëllim asgjësimin total të fenomenit të kultivimit dhe trafikimit të kanabisit.

"Na rezulton se ky fenomen në qarkun e Vlorës është pothuajse zero, por kjo s'do të thotë që nuk ka pasur tentativa", u shpreh ai.

Me atributet e kreut të task forcës së qarkut, Mamaj thotë se të gjitha strukturat nga policia e deri tek kryetarët e fshatrave janë të gjithë në terren për të evidentuar rastet e kultivimit të kanabisit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 25/05/2020 21:13

    Vetem Enveri i boni vlonjatt ti knojn atij dhe shokut Mao dhe ishin t gzum, as qe e menojshin noj her tu mershin me kto pun... U dha lopaten dhe neper myzeqe bashk me lalucer e lushnjar n pun.

    Përgjigju
  • Vlonjati: 25/05/2020 19:36

    Genjen

    Përgjigju
  • Alfons: 25/05/2020 19:26

    Car thua or bot,te paskan genjyer keq ata te policise,po ku rri shefi i krimeve erjon alushani pa i fut pak hundet ne hashash mo vlla.

    Përgjigju
  • ...: 25/05/2020 19:19

    Hahahaha ore seriozisht e ka ky?? Pyeteni nje her per te afermit e tij

    Përgjigju
  • Labi: 25/05/2020 19:13

    Ca propagande o pler po eshte plot njesoj si 2016 ky vit o bastarder biles po japi. Dhe leje si 2016 o bastard me Mir mos dil aty se kahu na ben me keq po ato ca ishin 11 mij fara qe u kapen me post ne vlore ca ishin te syt e tu qe te pellcasin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë