Prefektura e Tiranës: Dorëhiqet
Genart Gjashta pas akuzave të PD

Prefektura e Tiranës: Dorëhiqet<br />Genart Gjashta pas akuzave të PD
TIRANE - Drejtori i Sektorit të Shërbimeve të Brendshme në Prefekturën e Tiranës, Genart Gjashta ka dhënë dorëheqjen pas akuzave të bëra sot nga PD pasi sipas kësaj force politike ky ka qenë i dënuar me 10 vjet burg në Greqi për trafik droge.

Njoftimi për dorëheqjen e Gjashtës është dhënë nga Prefektura e Tiranës e cila sqaron se ai dha dorëheqjen pas presionit të bërë nga Partia Demokratike, kërkesë kjo e pranuar nga Prefekti Sadi Vorpsi

Po ashtu në njoftim ripërsëritet sqarimi i këtij institucioni se Genart Gjashta është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Sttrasburgut, lidhur me akuzat e ngritura nga opozita.

Sipas Prefekturës, Gjashta nuk e ka fshehur ndonjëherë procesin gjyqësor që ka pasur me shtetin fqinj, por këtë ccështje ai e ka fituar duke marrë edhe dëmshpërblim nga Gjykata e Strasburgut.

Më herët Partia Demokratike, denoncoi emërimin e Genart Gjashtë në postin Drejtorin e Sektorit të Shërbimeve të Brendshme në Prefekturën e Tiranës, pasi sipas opzitës ai ishte dënuar me 10 vjet burg në Greqi për trafik të lëndëve narkotike. 

Më poshtë njoftimi i plotë për shtyp i Prefekturës së Tiranës lidhur me dorëheqjen e Genart Gjashtës:

DEKLARATË
 
Prefekti i Qarkut Tiranë kërkon të sqarojë se kjo gjueti shtrigash me prapavijë të plotë politike që e ka zanafillën që në bllokimin e pazareve të Lulzim Bashës tek Bulevardi i Ri, duhet të konsiderohet e turpshme dhe e neveritshme për këdo.

Bazuar në dokumentacionin ekzistues në dosje dhe të përcjellë më parë për mediat, z. Genart Gjashta nuk figuron i dënuar sipas vërtetimit të gjendjes gjyqësore.

Prefekti i Qarkut Tiranë bën me dije se:

Z. Genart Gjashta me detyrë Përgjegjës Sektori i Shërbimeve të Brendshme e ka ndjekur çështjen në Gjykatën e Strasburgut për arsye procedurale. Ndërkohë, ai e ka fituar me 6 vota PRO të trupës gjykuese procedurën.

Pas këtij vendimi, për arsye financiare, z. Gjashta nuk e ka ndjekur më çështjen për të marrë pafajësinë.

Kjo e dhënë vërtetohet nga shkrimet e kohës në shtypin shqiptar të vitit 2006 me titujt “I vetmi shqiptari që mundi shtetin grek”.

Nga ana tjetër, kjo çështje quhet e shuar dhe shtetasi shqiptar Genart Gjashta figuron i padënuar në shtetin fqinj grek.

Gjatë gjithë kësaj kohe, duke qenë koshient për pafajësinë e tij, z. Gjashta nuk i është fshehur në asnjë moment faktit që 14 vite më parë ka pasur një çështje penale të hapur me një shtet të huaj, ndaj të cilit edhe fitoi në Gjykatën e Strasburgut për çështje procedurale dhe më pas përfitoi dëmshpërblim.

Prefekti i Qarkut Tiranë bën me dije se Përgjegjësi i Sektorit të Shërbimit Mbështetës, nisur në presionin politik, ka kërkuar ditën e sotme dorëheqjen, e cila është pranuar nga Prefekti.

Nga ana tjetër, z. Gjashta i qëndron vendimit të tij të përcjellë më parë për të paditur Partinë Demokratike me qëllim përfitimin e dëmshpërblimit të shpifjes së radhës dhe më pas t’i drejtohet Strasburgut për të përfunduar procesin e pafajësisë.



Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Hije dyshimi për testin e Magjistraturës, drejtori: Gabimi teknik, jo njerëzor! Pas verfikimeve, lista përfundimtare është me 131 fitues

Hije dyshimi për testin e Magjistraturës, drejtori: Gabimi teknik, jo njerëzor! Pas verfikimeve, lista përfundimtare është me 131 fitues