“Prej 5 ditësh, babai në gjendje kome”, Berat Buzhala apel qytetarëve: COVID-19 ekziston, mbani maska dhe zbatoni rregullat

“Prej 5 ditësh, babai në gjendje kome”, Berat Buzhala apel qytetarëve: COVID-19 ekziston, mbani maska dhe zbatoni rregullat

Berat Buzhala

KOSOVE-Familja e gazetarit nga Kosova, Berat Buzhala po përjeton momente frike pasi është prekur nga koronavirusi. Në një status në Facebook, gazetari Buzhala shkruan se babai i tij nuk e ka kaluar ende COVID-19, madje është në gjendje kome.

Gazetari tregon se gjendja e rënduar e babait të tij është prej 5 ditësh ka pasur simptoma shumë të forta. Ai u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të besojnë tek ekzistenca e virusit dhe të zbatojnë rregullat, pasi COVID-19 është një sëmundje shumë e rëndë.

Statusi i Berat Buzhalës

Edhe po tutna, e edhe po pritoj me dale, ndonese kane kalu tashme ma shume se dy jave prej kur jam testu pozitivisht me Covid. Fatkeqesisht nuk kam qene i vetmi ne familje qe pata dale pozitiv, e fatkeqesisht ka prej nesh qe ende nuk po munden me i nxjerr kambet prej kesaj beteje te gjate, te lodhshme, e te merzitshme. E kam fjalen per baben. Gjendja e tij vazhdon me qene kritike, eshte ne kome qe 5 dite.

Cka po du me thane eshte kjo: Mbani ato maska, mbajeni distancen, e mbajeni edhe higjenen. Sikur te rikthehej gjendja sikur qysh ka qene para dy javesh kisha premtu qe do ta kisha mbajte masken per pjesen tjeter te jetes. Mirepo ajo nuk kthehet tashme, krejt cka mundemi me bo eshte me parandalu raste te tjera, me parandalu me shume fatkeqesi dhe me shume renie te shtetit.

Kjo lufte nuk do te zgjas edhe disa dite, e as edhe disa jave. Do te zgjas edhe disa muaj, kurse ne se bashku do te mund ta krijojme nje realitet te ri dhe te perkoheshem, por qe na mbron prej shume dramave familjare.

Une jam i bindun qe ne nje te ardhme jo shume te larget prape kemi me pase mundesi me ndejt truç me njani tjetrin, me kcy ne valle si te dalldisun, ama nuk kemi me pase mundesi me i pas afer vetes ata qe prej pakujdesise tone nuk i kemi afer vetes.

E kam thane edhe nje dite tjeter, ky vit eshte Viti i Mbrapshte, e jo ai qe ka thane Kadareja.

p.s.

Na pamundesi me ia thane te veshi, po kam nevoje me ia thane qitu babes se nuk ka gajle qe i ke pas prishe krejt mollat e dardhat me helm. Kisha pase qef me prishe hala....

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Po pra: 09/07/2020 17:18

    Jeni bo si dëshmitarët e jehovait duke i thon njerëzve "besojeni me zor, corona ekziston" nuk keni mo as turp as sedër as dinjitet. Nuk ju plaste më përpara për shëndetin publik dhe nuk ju plas as tani. Pse jeni bo kaq të mirë papritur?

    Përgjigju
  • O tej: 09/07/2020 16:35

    Baba sherim te shpejte.Ti thefsh qafen

    Përgjigju
  • Mondi Barcelona: 09/07/2020 09:58

    Ju Uroj sherim te shpejte babes tuaj dhe ta kaloni sa me shpejte kete flame, dhe faleminderit qe mundoheni te jepni informacion mbi gjendjen e covid se shume persona nuk e marin seriozishte,

    Përgjigju
  • 313: 09/07/2020 09:36

    Sa kohe paske more qafir spiun i UDB edhe baben duke te vdek edhe ktej na ben moral për te mbajt maska. Yyyytt spiun i UDB

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Hidhu Doktor

Edison Ypi: Hidhu Doktor