Prej 5 muajsh i ishte qepur keq një vajze, arrestohet 23-vjeçari nga Ballshi

Prej 5 muajsh i ishte qepur keq një vajze, arrestohet 23-vjeçari nga Ballshi

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 23-vjeçar, pasi gjykata kishe vendosur masën ‘arrest me burg’ për të.

Bëhet fjalë për 23-vjeçarin nga Ballshi, K. M., i cili në mënyrë të vazhdueshme kishte përndjekur për një kohë prej 5 muajsh shtetasen B.Ç.

Njoftimi i Policisë:

Një tjetër shtetas i shpallur në kërkim për "Përndjekje" bije në prangat e policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

•K.M., 23 vjeç, banues në Ballsh.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 10.10.2019, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me Burg”, për veprën penale “Përndjekje”.

23-vjeçari përndiqte në mënyrë të vazhdueshme për një kohë prej 5 muajësh shtetasen B.Ç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 16/10/2019 13:36

    Do jetë fshatar së ata ngjiten keshtu si m.... pas kepuce.. O shtet, hap bordello qe njerezit të shfryhen e të qetesohen! Frojdi thoshte se jeta e njeriut dhe veprimtaria e tij së si do jetë në jetë eshte e lidhur ngushte me seksualitetin e tij. Jo të gjithë meshkujt kanë mundesi te gjejne femra. Shteti të hapi bordello dhe ti kontrolloje!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Ilir Meta ka gjetur mekanizmin se si të mos ja marrin më kurrë partinë

Mero Baze: Ilir Meta ka gjetur mekanizmin se si të mos ja marrin më kurrë partinë