Prej disa ditësh e zhdukur, gjendet 16-vjeçarja në Vlorë

Prej disa ditësh e zhdukur, gjendet 16-vjeçarja në Vlorë

Eliza Tozaj, adoleshentja që kishte humbur

Është gjetur Eliza Tozaj, 16-vjeçarja nga Vlora, e cila humbi gjurmët nga Vlora mesditën e 14 janarit të këtij viti. Lajmin e ka konfirmuar mamaja e saj. Adoleshentja ishte larguar sapo kishte përfunduar mësimin në shkollë. Nëna e saj tha për ’Pa Gjurmë’ në Reprot Tv një ditë më parë se Eliza ishte lidhur me një djalë më të madh në moshë, lidhje e cila nuk kishte marr dakordësinë e familjes dhe për këtë kishin debatuar. Nëna e saj dyshonte se vajza kishte ikur tek djali me të cilin mesa duket adoleshentja kishte krijuar një raport. 

‘Herën e parë vajza u largua nga shtëpia të mërkurën pasdite. Unë zbulova mesazhet që ishte e lidhur me një djalë dhe me atë u largua. Por sapo shkova të bëja denoncimin në polici, kjo e fundit e kishte gjetur pas disa orësh në Orikum. Vajza ishte lidhur me një djalë, që është shumë më i madh në moshë dhe prandaj ne nuk donim. Unë u konfliktova për këtë gjë me vajzën dhe mesa duket ajo u largua. Kjo është hera e dytë që vajza më ikën nga shtëpia. Të premten më 14 janar nuk u kthye në shtëpi, pas orarit të mësimit. Ajo po vonohej dhe unë mora në telefon mësuesen kujdestare, e cila më tha se vajza kishte qenë në mësim dhe nuk kishte shfaqur probleme. Ajo kishte qenë e qetë dhe kishte zhvilluar mësimin normalisht. Tek banesa e djalit nuk kemi shkuar, por e kemi pyetur ditën që vajza u largua më 14 janar. Ai djalë më tregoi disa nga mesazhet që kishte patur me Elizën, dhe ai është personi i fundit që kishte folur në orën 12 pak para se të zhdukej. Unë dyshoj tek djali me të cilin vajza është lidhur.’- tha nëna e saj në Report Tv.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Elton: 19/01/2022 14:58

    Jo punë po Dava evgjitërish thuaj

    Përgjigju
  • Albi: 19/01/2022 14:11

    Pune jevgjsh ……..gjelle qensh !!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet