Nga Alaska në Sarandë, prej ditësh s'i përgjigjej telefonatave të mikut, gjendet i vdekur i moshuari amerikan

Nga Alaska në Sarandë, prej ditësh s'i përgjigjej telefonatave të mikut, gjendet i vdekur i moshuari amerikan

Viktima Robert Hood

Një amerikan me banim në Sarandë është gjetur i pajetë mesditën e sotme në apartamentin e tij në Sarandë. 73-vjeçari Robert Hood nga Alaska prej kohësh jetonte i vetëm në një apartament me qira, ndërsa kishte rreth 3 ditë që nuk po u përgjigjej telefonatave të një prej miqve të tij.

Nisur nga ky fakt, miku i tij njoftoi policinë, e cila së bashku me shërbimet zjarrfikëse dhe mjekësore kanë mundur të hyjnë në apartament, ku kanë gjetur pa jetë 73-vjeçarin. Nisur edhe nga situata e koronavirusit, trupi i tij do të përcillet drejt Tiranës për t'u bërë autopsia e shkakut të vdekjes.

Në trupin e viktimës, por edhe në brendësi të apartamentit nuk janë vënë re shenja dhune apo shenja të tjera për të dyshuar për ndonjë akt kriminal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditen shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditen shqiptarët