Fëmijët e banorët e Bërxullës me agjërim në protestë! Kërcënime për vetëflijim me benzinë: Luftë do kenë! Këtu po bëhet masakër e vërtetë

Janë fëmijë 11 dhe 12 vjeç, por muajin e Ramazanit kanë vendosur të agjërojnë. Gjyshërit e Klestit dhe Fatbiancës preken nga projekti i aksit Thamanë dhe ndaj dhe ata kanë vendosur të protestojnë.

Nga Syfyri në iftar e përgjatë gjithë ditës ata tregojnë se luten për banesat e gjyshërve të cilat priten të shemben.

“Kam dalë në protestë për gjyshin dhe gjyshen.Unë sot po agjëroj”-tha Bianka.

“Kam ardhur për të mbështetur gjyshërit e mij në protestë. Agjëroj këtë vit dhe do ta mbaj gjatë gjithë kohës. Është pak e vështirë se gjithë kjo vapë këtu dhe gjithë këta njerëz është një trysni shumë e madhe. Ne lutemi dhe për këtë gjë dhe shpresojmë të marrim mirë kuptim nga shteti”

6 muaj nga protestat e Bërxullës po bëhen tashmë dhe ende çështja e shpronësimeve për ndërtimin e autostradës  Thumanë-Kashar nuk ka marr zgjidhje. Sink

Një prej banorëve me vete mbante një shishe benzine nga ku kërcënoi se në vijim do të vetëflijohej.

Burra, gra e fëmijë bllokuan  sërish rrugën kryesore të Rinasit dhe janë ulur në rrugë duke kërkuar zgjidhje.

Banorët kanë lajmëruar të henën një tjetër protestë ku pritet të ketë përshkallzime tè saj. Veprimet që po bëhen ndaj tyre i cilësojnë si masakër të vërtetë ndërsa paralajmërojnë 'luftë' me qeverinë në rast se nuk i japin zgjidhje. Sipas tyre,  kompania Gener2 që ka fituar projektin me koncesion për 35 vite, në kundërshtim me ligjin, ka nisur punën në terren pa pasur një leje ndërtimi.

A.M./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Klodi: 26/03/2023 21:51

    Esht krim te perdoresh femijet per perfitime aq me teper qe nje femij 11 vjec te agjeroj.Injoranca ka sjell anet me negative te turqizimit te popullsise.

    Përgjigju
  • XXX: 26/03/2023 13:31

    Ça kerkojnë kta debilat? Ktyre shteti jua fali token pa koker leku e moren, tani shteti don të bëj rruge e jua blen me lek, kta ngrihen e bejnë pordhe, duan ta shesin sa u do qefi atyre, dhe pastaj ska shtet, qeveria e poshter. O fshatar te ndyre nuk ka shtet vertet se po te kishte shtet ti sdo e kishe mar token qyl por do e kishe ne perdorim dhe ta merte shteti kur ti donte qefi vet e ti mos hapje hiç gojen. Mos bej rruge ti thot ky fshatari kokshtrember se token une ta shes sa me do mua qefi pavaresisht se ti ma fale mua.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Jam i Kuq

Edison Ypi: Jam i Kuq