Premtimi i sekretarit amerikan për Shqipërinë në 1942: I dimë luftërat heroike që keni bërë, do t'u ndihmojmë

“La France” ka botuar, të shtunën e 12 dhjetorit 1942, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me premtimin askokohe të Sekretarit amerikan të Shtetit për Shqipërinë dhe luftëtarët e saj guximtarë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Uashington, 11 dhjetor. — Z. Cordell Hull i ka premtuar popullit të Shqipërisë që Shtetet e Bashkuara do t’i vijnë në ndihmë dhe do ta dëbojnë pushtuesin nga toka e tij.

 Pasi tha se Amerika e njihte qëndrimin heroik të popullit shqiptar dhe të luftëtarëve të saj, ai deklaroi:

 “Qeveria dhe populli i Shteteve të Bashkuara po mendojnë ditën kur një ndihmë efektive do të mund t’u jepet këtyre njerëzve guximtarë që po dëbojnë pushtuesin nga shtëpitë e tyre.” — (sipas Reuter-it.)

  • Sondazhi i ditës:

    Emigrantet mund të votojnë me postë/ A mendoni se vota e tyre do të jetë percaktuese në zgjedhjet e 25 prillit?

Komento

Komente

  • Oficieri: 27/05/2020 16:03

    Te themi ate qe eshte , me shume kemi vrare njeri tjetrin se na kane vrare pushtuesit. Per kete shikoni faktet.

    Përgjigju
  • Kafsha: 23/05/2020 10:52

    I dine por i lane shqiptarët ti copetoje Europa per interesat e saj gjeopolitike ashtu siç ka bere gjithnje!

    Përgjigju
    • A. N.: 23/05/2020 22:05

      Na copetuan perpara 1942 sepse ne quheshim turqia e vogel. Ky i shkreti ne 1942 me siguri ia la amanetin anglezeve qe ta cojne perpara dhe e dime se si na shkoi fati pas luftes. :)



×

Lajmi i fundit

John

Veliaj në konviktin e shkollës profesionale në Golem: Rindërtimi, mundësi për ringritjen e institucioneve arsimore