Premtuan leje legalizimi dhe punësime për të votuar PS në zgjedhjet e 2019! Gjykata lë në burg zyrtarin e kadastrës dhe në arrest shtëpie kryeplakun e Saukut

Premtuan leje legalizimi dhe punësime për të votuar PS në zgjedhjet e 2019! Gjykata lë në burg zyrtarin e kadastrës dhe në arrest shtëpie kryeplakun e Saukut

SPAK

Gjykata e Posaçme ka caktuar masën “Arrest me burg” për Dritan Stoken, specialistin e Kadastrës, i cili u arrestua për korrupsion në periudhë zgjedhjesh elektorale, në vitin 2019.

Sipas SPAK, Stoka iu premtonte qytetarëve, kryesisht të zonës së Saukut, legalizim të banesave në këmbim të votave për Partinë Socialiste.

Kjo gjykatë ka ndryshuar masën e sigurisë për Ish-kryeplakun e lagjes se re në Sauk. Agim Osmanin, duke e bërë nga "Arrest në burg" në "Arrest  shtëpie".

Edhe për Alqi Hajdinin, ish-juristin e Kadastrës, gjykata ndryshoi masën e sigurise nga "Arrest shtëpie" në "Detyrim paraqitje".

Ndërsa i është lënë masa "Detyrim paraqitje" Ylli Barutit, i cili luante rolin e sekserit.

Lajmi në përditësim...

K.M/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Grushti fatal e plas në tokë, ish-portieri i Chelsea humbje të dhimbshme në MMA

VIDEO/ Grushti fatal e plas në tokë, ish-portieri i Chelsea humbje të dhimbshme në MMA