Presidenti Begaj pritet në audiencë nga Papa Françesku në Vatikan, bisedojnë për integrimin europian të Shqipërisë dhe paqen në rajon

Presidenti Begaj pritet në audiencë nga Papa Françesku në Vatikan, bisedojnë për integrimin europian të Shqipërisë dhe paqen në rajon

Papa Françesku dhe presidenti, Bajram Begaj

Pas Kosovës, vizitën e tij të dytë jashtë vendit, presidenti i Republikës e ka zhvilluar në Selinë e Shenjtë të Vatikanit ku është pritur nga Ati i Shenjtë Papa Françesku. Takimi me Papa Françeskun zgjati rreth 35 minuta, ndërsa mësohet se tema kryesore ishte ajo e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe sigurimi i paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Begaj dhe Papa Françesku shkëmbyen edhe dhurata të veçanta simbolike.

Në kuadër të vizitës në Selinë e Shenjtë,  Begaj, zhvilloi një takim edhe me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin.

Kreu i shtetit shqiptar vlerësoi ecurinë e shkëlqyer të marrëdhënieve ndërshtetërore, pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike në vitin 1991. Begaj vlerësoi gjithashtu rolin dhe mbështetjen që Selia e Shenjtë dhe në mënyrë të veçantë Papa Françesku kanë dhënë jo vetëm për rimëkëmbjen shpirtërore të shqiptarëve të besimit katolik, por veçanërisht për lartësimin e historisë dhe të modelit të bashkëjetesës e të harmonisë fetare të shqiptarëve.

Presidenti Begaj e njohu gjithashtu Kardinalin Parolin me vokacionin dhe progresin e Shqipërisë në kuadër të integrimit evropian, angazhimet e saj në kuadër të forcimit të fqinjësisë së mirë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, por edhe kontributin si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për periudhën 2022-2023.

Duke u ndalur tek çështja e Kosovës, Presidenti Begaj, vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira kanonike mes Selisë së Shenjtë dhe komunitetit katolik të Kosovës si dhe shprehu besimin për angazhimin e mëtejshëm të Shtetit të Vatikanit në konsolidimin e paqes dhe të sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Me gjithë progresin e bërë, paqja dhe siguria në rajon mbeten ende shumë të brishta, ndaj dhe arritja e një marrëveshje, ligjërisht të zbatueshme, për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë do të ishte kontributi më i mirë për paqen, stabilitetin dhe progresin e të gjithë rajonit” – nënvizoi Presidenti Begaj.

Takimi i Begajt me Kardinalin Pietro Parolin

Më herët papa Françesku është takuar edhe me kryetarin e Bashkisë, Veliaj i cili e njohu atë me lajmin për ndërtimin e faltores së shenjtores së Nënë Terezës në Kodrat e Liqenit Artificial. Ndërsa, Papa Françesku vlerësoi faktin se Shqipëria ka mbrojtur hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa sot po vepron njësoj me iranianët, afganët e ukrainasit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:35
Presidenti Bajram Begaj bisedë me Papa Françeskun, shkëmbejnë dhuratat e veçanta

Biseda mes presidentit, Bajram Begaj dhe Papa Françeksut ka zgjatur rreth 35 minuta, ku është diskutuar edhe për integrimin europian të Shqipërisë. Takimi më pas u zhvendos në Sekretariatin e Shtetit të Vatikanit. Takimi nisi në orën 09:50 dhe përfundoi në oorën 10:25. Pap Françesku i dhuroi Begajt një majolikë që përmbante një statujë të Shën Pjetrit.

Begaj i dhuroi Papës një mozaik prej druri ku shfaqet një gua me veshje tradicionale shqiptare.

G.MO/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bilo pilafi: 03/12/2022 02:13

    Cfare fati pate a bajramo. President ti? Puuuuuuuuuu qr

    Përgjigju
  • Ndryshim: 03/12/2022 01:29

    Le ta ndryshoje emrin presidentin nga Bajrom Begaj ne Skender Begaj ose Bajron Begaj se keshtu e ka pas tradita e vjeter me titull iskandar

    Përgjigju
  • KASEM Taven: 02/12/2022 22:32

    Baromi është i GËZUAR se Papën takoi e tani Baromi Papën do ta përgëzoi e do ta bëj muhabetin o Jonsoni Jason i gjithi HAJVON.

    Përgjigju
  • Hason Johnson: 02/12/2022 17:05

    Baromi takon Papen .... :)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale