Do zëvendësojë Yuri Kim, Joe Biden emëron David J. Kostelancik në postin e ambasadorit të SHBA-ve në Shqipëri! Pritet miratimi nga Senati

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka njoftuar se David J. Kostelancik do të jetë ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri. Njoftimi është publikuar nga faqja zyrtare e Shtëpisë së Bardhë ku bëhet me dije se propozimet për emërimin e ambasadorëve të rinj, duhet të miratohen në senat.

Në dhjetor të 2022, Report TV, zbardhi nisjen e procedurave për zëvendësimin e ambasadores Yuri Kim, duke bërë me dije se zëvendësi i saj do të ishte David Kostelanick, ashtu siç u konfirmua nga njoftimi i Shtëpisë së Bardhë të publikuar ditën e djeshme.

David J. Kostelancik, shërben aktualisht si Këshilltar për Politikën e Jashtme i Gjeneralit Mark Milley. Ai ka shërbyer më herët si zëvendës Shef i Misionit dhe për dy vjet, si i Ngarkuar me Punë i përkohshëm në Ambasadën e SHBA-së në Budapest të Hungarisë.

Ai ka mbajtur gjithashtu pozicionet e Drejtorit të Zyrës për Çështjet e Evropës Jugore Qendrore dhe Drejtorit të Zyrës për Çështjet Ruse, në Byronë për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë si dhe të Drejtorit të Zyrës së Evropës dhe Azisë në Byronë Ndërkombëtare për Çështjet e Narkotikëve dhe Zbatmit të Ligjit.

Kostelancik ka shërbyer dy herë në Ambasadën amerikane në Moskë. Ai ka shërbyer edhe në misionet e SHBA-së në OSBE dhe NATO. Ai ka shërbyer gjithashtu edhe në Ankara të Turqisë. Diplomati Kostelancik, me origjinë nga shteti i Ilinoit, është diplomuar në Universitetin Northwestern të këtij shteti. Ai ka gjithashtu dy diploma master nga Kolegji Kombëtar i Luftës, dhe Universiteti i Miçiganit. Ai flet rusisht, hungarisht, shqip dhe turqisht.

Nëse kandidatura e tij miratohet nga Senati, diplomati Kostelancik do të zëvendësojë ambasadoren aktuale amerikane në Shqipëri, Yuri Kim e cila mori votëbesimin si ambasadore e SHBA nga senati amerikan në 29 nëntor 2019 dhe mbërriti në Tiranë në 22 janar të 2020. Kim do të jetë kandidate për t’u bërë diplomate e re amerikane në Korenë e Jugut, pozicion që e pretendon edhe ish-komandanti i Forcave Amerikane të Koresë, Vincent Brooks

Nga ana tjetër ambasadorja Kim, një diplomate karriere, ka punuar mbi sfida kyçe të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare në mbarë Europën, Azinë dhe Lindjen e Mesme. Ka qenë drejtoreshë e Çështjeve të Europës Jugore dhe ka mbuluar Turqinë, Greqinë, Qipron dhe më gjerë rajonin e Mesdheut Lindor; si drejtoreshë e Zyrës së Çështjeve Europiane të Sigurisë dhe ato Politiko-Ushtarake, ka mbuluar NATO-n dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE).

Më parë ka qenë Shefe e Kabinetit e Zëvendës Sekretarit të Shtetit dhe drejtoreshë e Qendrës për Studimin e Administrimit të Diplomacisë. Më herët në karrierën e saj, ka qenë Ndihmëse e Posaçme e Sekretarit të Shtetit Colin Powell, si dhe Ndihmëse e Posaçme e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit. Mandatet e saj jashtë SHBA përfshijnë Turqinë, Irakun, Republikën e Koresë, Japoninë dhe Kinën.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 25/01/2023 00:22

    Ambasadoreve te meparshem ua mesonim emrat per here te pare vetem pasi emeroheshin.Ky qe do te zevendesoje J.Kim eshte emer shume i njohur.Ka bere emer ende pa ardhur tek ne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Pse BE-ja s’i sanksionon politikanët e korruptuar?

Pse BE-ja s’i sanksionon politikanët e korruptuar?