Presidenti i Këshillit Evropian: S’kemi kohë për të humbur, BE ta zgjidhë problemin e çmimeve të larta të energjisë

Presidenti i Këshillit Evropian: S’kemi kohë për të humbur, BE ta zgjidhë problemin e çmimeve të larta të energjisë

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i ka bërë apel BE-së që të zgjidhë çështjen e rritjes së çmimit të energjisë, pasi kjo problematikë nuk mund të qëndrojë pezull për shumë kohë.

Michel deklaroi se Komisioni Evropian nuk mund ta shtyjë propozimin për zgjidhjen e problemeve për shkak të rritjes së çmimit të energjisë deri më 14 shtator, kur Ursula von der Leyen do të mbajë një fjalim për gjendjen e Bashkimi Evropian.

Në një intervistë për disa media evropiane, Michel tha se nuk mund të humbasin më ditë, pasi që është me rëndësi vendimtare që Bashkimi Evropian të zgjidhë menjëherë çështjen e çmimeve maksimale, transmeton Politico.

Ai theksoi se ky nuk është një problem i ri dhe se diskutimi për të nuk fillon sot, duke shtuar se Këshilli tashmë disa herë i ka bërë thirrje Komisionit Evropian që të dalë me propozime konkrete, në mënyrë që të ndihmojë vendet anëtare të marrin vendime.

Von der Leyen tha të premten se ajo është “e bindur plotësisht” se është e nevojshme të përcaktohet çmimi maksimal i gazit rus që arrin në Bashkimin Evropian përmes tubacioneve të gazit dhe se duhet të propozohet të bëhet në nivel evropian.

KE në një draft dokument, në të cilin Politico kishte qasje, kërkon kufizimin e çmimit të energjisë elektrike nga burime të tjera përveç gazit, si dhe rishpërndarjen e fondeve nga prodhuesit me fitim të lartë të energjisë në mënyrë që të zbutet ndikimi tek konsumatorët.

Ministrat e Energjisë të vendeve anëtare të BE-së do ta diskutojnë këtë çështje në një takim të planifikuar për datën 9 shtator.

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Elbasan, punonjësi i bashkisë humbi jetën pasi u rrëzua nga vinçi, procedohet një drejtor dhe shpallet në kërkim përgjegjësi

Elbasan, punonjësi i bashkisë humbi jetën pasi u rrëzua nga vinçi, procedohet një drejtor dhe shpallet në kërkim përgjegjësi