Presidenti i Maqedonisë kërkon hapjen e negociatave: Ndërruam emrin! Shqipëria të mos trajtohet e ndarë

Presidenti i Maqedonisë kërkon hapjen e negociatave: Ndërruam emrin! Shqipëria të mos trajtohet e ndarë

Stevo Pendarovski

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i kërkon Bashkimit Evropian t’i japë vendit dritën jeshile për negociatat e anëtarësimit. Në një intervistë për austriaken “Die Press”, Pendarovski u shpreh se Shkupi ka bërë gjithçka të nevojshme për ta merituar PO-në, duke përmendur këtu edhe Marrëveshjen me Greqinë për ndryshimin e emrit.

Pendarovksi theksoi se negociatat duhet të hapen si për Maqedoninë e Veriut ashtu edhe për Shqipërinë, pasi, sipas tij, rajoni nuk mund të bëjë përpara nëse të gjitha vendet nuk udhëhiqen drejt objektivit të anëtarësimit.

Franca para disa kohësh kishte deklaratën negative për zgjerimin, a shpresoni ende se do të merrni sinjal nga BE-ja për fillimin e negociatave për pranim e Maqedonisë e Veriut në BE?

Nuk shpresoj për ndonjë sinjal, por presim vendim. Një vit e gjysmë që lamë pas realizuam gjithçka që kërkohej. Madje, pas Marrëveshjes me Greqinë ndërruam edhe emrin tonë. Asnjë kandidat më herët nuk e ka bërë këtë. Nëse BE thotë se procesi i anëtarësimit themelohet në rezultate, atëherë nuk presim më pak nga kjo, le të matet nga ajo që kemi arritur. Mesazhi im është: na jepni shansin dhe lejoni të dëshmojmë se jemi të përgatitur.

Një argument – për shembull nga Parisi- për bllokimin e negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ishte se të dy shtet duhet të bëjnë më shumë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit.

Ne themeluam Prokurorinë Speciale Publike që ngriti akt padi kundër ish kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili ndërkohë u arratis në Hungari, si dhe për persona të tjerë të rëndësishëm. Ne luftën kundër korrupsionit e bëmë prioritetin tonë. Argumentin kyç për Francën ishte se ata para zgjerimit dëshirojnë thellim e Unionit. Por, paralelisht mund të vijojnë të dy proceset. Ne nuk do të bëhemi menjëherë anëtare e plotë e BE-së.

A nuk jeni të zhgënjyer?

Sidomos u zhgënjyem në qershor të këtij viti. Vitin e kaluar vendet, anëtare të BE-së thanë: jo tani, akoma duhet të punojmë në reformat e brendshme, qershorin e ardhshëm do të sjellim vendim dhe do të fillojmë bisedimet me Maqedoninë dhe Shqipërinë. Kurse këtë qershor thanë: “Na falni, akoma nuk jemi të përgatitur.”

Si e shikon populli këtë?

Temat e mija në fushatë ishin anëtarësimi në BE dhe NATO si qëllime strategjike. Ne muajt e ardhshëm presim të bëhemi anëtare e NATO-s. Mirëpo, nëse bisedimet për BE-në prolongohen, atëherë Unionin do të humbas shumë nga besueshmëria e tij. Entuziazmi për BE-në i vendit tonë dukshëm do të ulet. Njerëzit pyesnin, pse duhet të ndryshojmë emrin e vendit? Ne ju thamë se të mund të bëhemi pjesë e BE-së. Ne përmbushëm gjithçka. Tani populli pyet- pse ka prolongim?

Ministri i punëve të jashtme të Austrisë Shalenberg, para do kohësh përsëriti se negociatat me BE-në për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të fillojnë njëkohëisisht. Cili është qëndrimi juaj?

Parimisht ne jemi dakord. Njëri nga parimet e BE-së varet nga progresi- nëse shteti jep të gjitha rezultatet e nevojshme atëherë ju jeni brenda. Njëkohësisht, një pjesë e madhe e rajonit tonë lidhet- nëpërmjet çështjeve të sigurisë, politike dhe ato ekonomike. Fqinjët e Maqedonisë së Veriut janë Serbia dhe Kosova- dy vende konflikti i të cilëve akoma vazhdon të ndikojë në të gjithë rajonin. Natyrisht, ajo që ka të bëjë me aspektin rajonal, unë do të doja Shqipëria gjithashtu të fillojë bisedimet për anëtarësim në BE. Rajoni nuk mund të prosperojë nëse të gjitha vendet nuk kanë objektivin para vetes. Të gjithë duhet të jenë pjesë e procesit të eurointegrimeve. Bosnja dhe Hercegovina gjithashtu,e cila gjatë kohë u anashkalua nga Brukseli.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan u kërcënua se do të hap kufijtë për 3.6 milionë refugjatë nëse BE-ja kritikon aksionet e tij ushtarake në Sirinë Veriore. A është e përgatitur Maqedonia e Veriut për një skenarë të këtillë?

Nuk do të doja të komentojë deklarata individuale të politikanëve lidhur me ngjarjet në Siri. Në çdo rast për mua duket se marrëveshja për refugjatët ndërmjet BE-së dhe Turqisë akoma po funksionon. Motivet për tu lidhur kjo marrëveshje akoma mbeten të njëjta.

Para do kohësh në Greqi arritën refugjatë. A vërehet kjo edhe në Maqedoni? A pritni të mbërrijnë akoma njerëz?

Kuptohet se gjithmonë ekziston mundësia për refugjatë të cilët do të donin që nga Greqia të nisin nëpërmjet rutës së Maqedonisë, me qëllim të arrijnë në vendet më veriore të BE-së. Deri më tani nuk kemi vërejtur numër të konsiderueshëm të personave. Sidoqoftë, situata as që mund të krahasohet me atë të vitit 2015 ose vitit 2016 kur një milion njerëz kaluan nëpërmjet territorit tonë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD