Presidenti i UEFA-s: Stadiumi Kombëtar, një xhevahir! 17 nëntori moment historik për futbollin shqiptar

TIRANË- Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin e ka cilësuar stadiumin kombëtar 'Air Albania' si një xhevahir, teska ka vlerësuar edhe progresin që Shqipëria ka bërë në futboll. Kur kanë mbetur vetëm 2 ditë nga ndeshja e kombëtares kuqezi me Francën, Čeferin ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në stadium, për të cilin shprehet se 17 nëntori do të jetë një moment historik për çdo shqiptar .

"Në mënyrë që fubollit të mbetet popullor dhe të tërheqë sa me shumë të rinj në stadiume, është e domosdoshme që tifozët të kenë mundësinë që ti shikojnë ndeshjet në një ambjent të sigurtë dhe të rehatshëm. Stadiumi Air Albania është një xhevahir i vërtetë dhe do të doja t’i shprehja përgëzimet e mia Federatës Shqiptare të Futbollit dhe aktorëve të tjerë që janë përfshirë në mbikëqyrjen dhe përfundimin e kësaj arene të mrekullueshme" u shpreh Z. Čeferin. Gjatë viteve të fundit, Shqipëria ka shënuar një progres të jashtëzakonshëm si brenda dhe jashtë fushës në drejtim të zhvillimit të futbollit. Ndeshja e së dielës do të jetë një moment historik për futbollin në Shqipëri, pasi më në fund mbështetësit nga i gjithë vendi do të mund të ndjekin Kombëtaren tonë të luajë në një arenë fantastike dhe moderne", tha mes të tjerave presidenti i UEFA-s.

Stadiumi, me një kapacitet prej 21.690 personash, do të jetë stadiumi më i madh në vend, e ndërsa ia vlen të theksohet se biletat në këtë ndeshje të parë janë shitur në kohë rekord, edhe pse për këtë të fundin ka pasur ankesa nga qytetarët pasi janë "detyruar" nga Federata që të blejnë edhe biletën me Andorrën.

"Përurimi zyrtar i stadiumit ka tejkaluar imagjinatën e mbështetësve të futbollit në të gjithë vendin, me biletat që u shitën me shpejtësi brenda pak ditëve. Është me rëndësi jetike që futbolli në Shqipëri të ketë infrastrukturë moderne në të gjithë vendin. Kjo do të thotë që klubet që luajnë në kompeticionet evropiane do të jenë në gjendje të luajnë në vend dhe të mos detyrohen të luajnë në Tiranë, ndërsa kjo gjithashtu na jep mundësinë që në të ardhmen të ofertojmë për të pritur potencialisht finalen e garave të klubeve UEFA, siç është Superkupa e UEFA-s“, përfundon Čeferin.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin ka konfirmuar se do të marrë pjesë në ndeshjen e parë të Shqipërisë në Arenën Kombëtare ditën e dielë. 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Xabi Alonso drejt rinovimit, Liverpool hedh sytë te trajneri portugez

Xabi Alonso drejt rinovimit, Liverpool hedh sytë te trajneri portugez