Meta sulmon drejtësinë në emër të "Venecias"! Mban sekret 'burimin' e djegies së Kuvendit: Dekoroj Ramën, jo Monikën e Bashën (VIDEO)

TIRANË- Presidenti Ilir Meta vijoi sulmet ndaj Reformës në Drejtësi këtë herë duke tentuar të përdorë Komisionin e Venecias i cili ishte në Shqipëri pikërisht pas ftesës së Komisionit Hetimor të ngritur për shkarkimin e tij pas dekreteve për zgjedhjet vendore 2019. Duke e konsideruar 'Venecian' një institucion të rëndësishëm për jetën politike në vend që ka dhënë gjithmonë vendime në shërbim të demokracisë, Meta tha se më herët janë anashkaluar rekomandimet e tij lidhur me emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe ngritjes së Gjykatës së Kushtetuese. Kreu i shtetit u shpreh se anëtarët e komisionit të Venecias janë diplomatë seriozë që nuk vijnë në Shqipëri për të parë interesin e tyre duke sulmuar sërish ambasadorët e huaj në vendin tonë.

Këto deklarata presidenti Ilir Meta i bëri në një konferencë për mediat, një ditë pas takimit me delegacionin e Komisionit të Venecias që erdhi në Tiranë për të përgatitur një raport nëse kreu i shtetit ka shkelur kushtetutën me dekretin për anulimin e zgjedhjeve, i cili siç është shprehur edhe kreu i Komisionit Hetimor Ulsi Manja, do përdoret si provë për hetimin e Metës.


Kreu i shtetit zbuloi se do të jetë në 11 Tetor në Komisionin e Venecias për të qenë i hapur ndaj pyetjeve të anëtarëve të saj, pikërisht në të njëjtën ditë kur ky komision do ketë gati edhe opinioin lidhur me kreun e shtetit. Por duke i paraprirë kësaj date Meta do t'i vërë në dispozicion Komisionit një raport paraprak të hartuar prej tij me të cilin do të mbrohet përpara Komesionit. Një raport me rreth 300 faqe që do t'i dërgohet Venecias në gjuhën angleze nga dita e hënë, ndërkohë që do të jetë publik edhe në faqen zyrtare të presidencës.

Lidhur me informacionin sekret që u bë shkak për anulimin e 30 qershorit se në protestën e opozitës së bashkuar më 8 qershor do të digjej Kuvendi, Meta u tregua i rezervuar duke mos treguar burimin, por tha se Kuvendi i ka kërkuar informacionin në fjalë, por se Presidenti ja ka deleguar intitucionit kryesor të burimit. Meta nuk dha emrin e institucionit, por qartazi ai lë të kuptohet se mund të jetë Shërbimi Informativ Shtetëror. 

Meta doli kundër deklaratave të 'njëhsuara' së fundmi të mazhorancës dhe liderit demokrat Lulzim Basha se më 18 tetor duhet të kemi një datë për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Ai tha se festën duhet ta bëjmë kur të kemi para faktet duke i krahasuar këto deklarata me ato që të dyja palët pretendonin se kishin fituar zgjedhjet e 30 qershorit. Nëse meret një dat ëpër celjen e negociatave, Meta tha se do të dekorojë kryeministrin Rama, ndërsa nuk do t'i japë një të tillë Bashës, me argumentin se braktisi institucionet, dhe as Monika Kryemadhit, bashkëshortes së tij, me frazën se "i dha besën Lulit", siç Meta u shpreh.

Por në 1 orë e 10 minuta Meta nuk përmendi në asnjë moment datën 13 tetor, të cilën e ka dekretuar si datë për zgjedhjet lokale, zgjedhje të cilat u mbajtën nmë 30 qershor e ku PS fitoi të gjitha bashkitë, shumicën prej tyre pa garë kandidatësh. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:11
Kontradikta e Metës: Do digjej Kuvendit...Por nga ana tjetër flet për krizë artificiale!

1568221909_meta.jpg

Një krizë artifiaciale e ka quajtur Presidenti Ilir Meta situatën aktuale të vendit, të përqendruar sipas tij vetëm në rafshin politik dhe aspak në popullin e thjeshtë dhe pa asnjë ndikim në shoqëri. Madje kreu i shtetit shkoi deri aty sa tha se kjo situatë mund të jetë e orkestruar edhe nga jashtë. 

Njeheresh presidenti ka ironizuar në përgjigjen e tij per uljen e toneve kohet e fundit mes Bashes dhe Rames, teksa tha se s’ka gjë më të mirë se dashuria për politikanët, por më e rëndësishme është përgjegjshmëria.

"Nuk ka gjë më të mirë sesa dashuria por më e rëndësishme është përgjegjshmëria, dhe mendoj se ata të dy kanë reflektuar një mungesë të madhe përgjegjësie për një kohë të gjatë në mënyrë të veçantë gjatë këtij viti. Kjo ka qenë një situatë artificiale, e kam thënë, shqiptarët nuk e kanë merituar, se ky polarizim nuk jeton poshtë në shoqëri, në lagje, komunitete, fshatra, ky është një antagonizëm nga lart, por duket dhe si antagonizëm i orkestruar nga jashtë për të mbajtur Shqipërinë në një situatë ngërçi, dhe jo për të pasur ato kredenciale si një vend i NATO-së që duhej të kishte hapur negociatat, dhe që njerëzit nuk duhet të ikin me vrap nga vendi. Nëse reflektojnë tani është gjë e madhe, ja kam kërkuar prej kohësh. Ka qenë e pamundur deri tani për shkak të pavullnetit të tyre. Ja kam dhënë një rrugë për të ecur në rrugën e kthimit të vendit në shinat e kushtetutës", tha Meta.

Por kjo deklaratë, bie ndesh me qëndrimin tjetër të presidentit Meta, që tha se situata ishte aq e ndezur politikisht dhe me aq përplasje të mëdha sa foli për skenare për djegien e kuvendit më 8 qershor në protestën antiqeveritare të opozitës, skenar që nuk u vu në zbatim kurrë, dhe që Meta thotë se e parandaloi fakti që ai tha publikisht anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Takimi me Ramen tek Gjiri i Lalëzit?

Skam pasur mundësi të takohem me Ramën, por vazhdoj e pres, unë i takoj të gjithë se kjo është detyra ime.

Pse nuk e thirrët Këshillin e Sigurisë Kombëtare pas informacioneve për djegie të Kuvendit?

Për informacion në fjalë, ka mbërritur në datën 7 qershor, por unë kam ardhur në 8 pasdite, së dyti nuk besoj se do të zgjidhte diçka Këshilli i Sigurisë Kombëtare, se të gjithë ishin në fushatë, sikurse e thash kam bërë përpjekje për tu takuar me Rucin por ka qenë në Tepelenë.

Por i gjithë gjykimi i situatës ka qenë kompleks dhe çdo vendimmarrje e mëvonshme do të ishte e padobishme, se nëse do të dilte diçka jashtë kontrollit do të ishte shumë e vështirë…

Ora 18:21
Meta: Nuk ka asnjë shans të dal nga zyra para 2022-it! Kam një mision historik

Presidenti Ilir Meta deklaroi se i qëndron deklaratës së tij për të bërë tre palë zgjedhje në një ditë. Ai tha se Rama nxitoi të zëvendësonte opozitën në parlament sepse kishte qëllim të zhdukte opozitë. Meta u shpreh se nuk ka asnjë shans që presidenti të dalë nga zyra para mbarimit të mandatit.

"Presidenti ishte për të garantuar të drejtën e zgjedhjes për të gjithë jo vetëm për ata që nuk do të shkonin të votonin se ndiheshin të papërfaqësuar por edhe për ata që do të shkonin. Nuk është e njëjta gjë kur ke dy kandidatë. Për shkak të një procesi të tillë. Në këtë rast votimi është i fshehtë. Kthehuni te deklarata e mëparshme në Pogradec. Atëherë bëhej fjalë për qershorin. Tani po troket 18 tetori. Tani hajde t'i bëjmë në një datë të treja. Mua nuk më duket normal veprimi i opozitës, as zëvendësimi i menjëhershëm sepse ishte tërësisht e mundshme që të fitohej kohë për të vendosur një normalitet. Por ju e dini se çfarë nxitimi pati për ta bërë fakt largimin e opozitës. Me idenë e ndëshkimit u kthyem 40 vjet mbrapa, kur zgjedhjet me një kandidat u quajtën normale. Parlamenti me një rezolutë rrëzoi dekretin e presidentit. Unë shpresoj që të gjithë të reflektojnë për të rikuperuar të gjitha pasojat që janë përmendur sot.

Ilir Meta i ka thënë ca gjëra shumë qartë. Do punojmë shumë fort bashkë deri më 24 korrik 2022. Gjithë ky kuadrat i presidencës është vetëm Shqipëri dhe kuq e zi të paktën deri në atë datë dhe deri në atë moment. nuk ka asnjë shans që Ilir Meta ta dalë nga ky institucion para kësaj date. Pastaj për çështje të tjera nuk do doja të vija më tej në detaje sepse jam i bindur. ilir Meta është këtu për një mision historik për të mbrojtur disa interese të mëdha në rajon. Këtë punë do ta përmbush si një mision historik", tha Meta.

Ora 18:18
Meta tregon pse do i jepte dy dekorata Ramës, dhe asnjë Monikës dhe Bashës: Ajo i ka dhënë besën Lulit

I pyetur nga gazetarët nëse presidenti ndihet sadopak xheloz që lideri demokrat Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama mund të duken të sinkronizuar sa i përket shpresave që Shqipëria më 18 tetor të arrijë të hapë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Ilir Meta u përgjigj me batuta në konferencën e pasdites së kësaj të mërkure. Tha se nuk është aspak xheloz dhe se nëse arrihet të caktohet një datë, atëherë do të dekretojë kryeministrin Edi Rama. Por nuk do t'i japë dekoratë liderit demokrat Lulzim Basha, dhe as bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim. "Zotit Basha nuk i jap dekoratë se ai ka braktisur institucionet, as Monikës se i ka dhënë besën Lulit", tha Meta.

Gjatë përgjigjes, Meta sulmoi sërish edhe ndërkombëtarët, për të cilët la të kuptohet se janë pas vendimeve të kryeministrit Rama, vendime që sipas tij e kanë çuar vendin në krizë.

"Që unë të bëhem xheloz për Edi Ramën këtë se pranon as Edi Rama. Ju i dini kontributet e mia për Edin. Edhe për situatën aktuale mua më vjen këq, se i them ore më dëgjo mua se kur më ke dëgjuar mua të ka dalë mirë kjo gjë.

Madje dhe disa diplomatëve se s'po jua them këtu, i kam thënë ore mos ma merrni në qafë Edin ju, se i krijoni idenë Edit që e ka mirë, edhe pastaj Edi gabon, e pëson dhe Shqipëria jo vetëm Edi. Se ne kemi edhe hallin e Edit jo vetëm të vendit që kuptohet është kryesori për mua. Unë të jem xheloz? Unë i jap dekoratë Edit më 18 tetor vetëm ai të marrë datën e çeljes së negociatave të Shqipërisë, ai le të mos e pranojë. Siç u dha ai dekoratave ambasadorëve që çeli negociatat vjet parvjet. Bile do t'i jap "Urdhrin e Skënderbëut", ku ka gjë më të rëndëishmë. Dhe unë të jem xheloz pse do të çelen negociatat apo do të anëtarësohet Shqipëria në BE? Unë kam ikur nga kryeministër vetëm për të mos penguar marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Evropian spese kryetari ipartisë ku unë isha kryeministër donte të bëhej prsident po votat i kishim cik problem për punën e Dushkut i thashë ti bëhu kryeministër të iki unë që Shqipëria të eci para drejt Evropës. Ku do e dija unë që atëherë që ne ishim para Serbisë e Malit të Zi me këto punët e integrimit e rrotë më rrotë me Kroacinë sot të jemi këtu ku jemi. Ku është Kroacia, Serbia, Mali i Zi edhe ne tani diskutojmë cështje që për Shqipërinë nuk duhej kurrsesi të ishin në axhendë as të brendshme, as ndërkombëtare. Dekoratën bëheuni gati ceremoni këtu, ai në dac të vijë në dac jo, bile i takojnë dy dekorata edhe si ministër i Jashtëm edhe si kryeministër", u shpreh Presidenti.

Ora 18:13
Meta: Situatë e rëndë, populli ka dalë jashtë loje!...Shmang detajet për takimin me Bashën

Presidenti Ilir Meta tha se vendi ndodhet në një krizë të rëndë përfaqësimi duke theksuar faktin se edhe në kuvend mungojnë ende 18 deputetë, të cilët nuk mundën të zëvendësojnë opozitën e bashkuar që u largua në bllok nga Parlamenti. Kreu i shtetit u shpreh se populli nuk është aspak në qendër të vëmendjes, por i dalë jashtë loje, pa të drejtën për të zgjedhur.

"Kjo është një krizë shumë e rëndë përfaqësimi, nuk janë thjesht 60 deputetë të opozitës që kanë ikur nga parlamenti, por janë 182 deputetë dhe kandidatë për deputetë të gjithë partitë e opozitës së bashkuar që kanë refuzuar pjesëmarrjen për në Parlament dhe pavarësisht se kanë shteruar listat duke shfrytëzuar edhe fundin e fundit, përsëri kuvendi që është përcaktuar qartë që ka 140 përfaqësues anëtarë, 18 nuk i ka dhe nuk ka ku t'i gjejë. Nuk është kjo krizë përfaqësimi? Të gjithë ata që flasin nuk bëjnë asnjë përpjekje që populli shqiptar të votojë në mënyrë të qetë, të thotë mendimin e tij se kush do të votojë. Unë për të zgjidhur këtë krizë dhe gjithë këtë siklet, nuk kam asnjë problem të më votojë edhe mua populli, nëse i kam shërbyer apo kam bërë dëme, të shprehë vullnetin populli. Është një situatë tepër e rëndë, populli shqiptar ka dalë plotësisht jashtë loje, që nga 21 prilli i vitit 2008, që e ka dobësuar republikën parlamentare në themelet e saj, në atë të parlamentarizmit në radhë të parë", tha Meta.

Referuar takimi që pati këtë të mërkurë përreth 1 orë në presidencë me kryedemokratin Lulzim Basha, Meta zgjodhi të mos e komentojë dhe t'i përgjigjet gazetarëve për atë se çfarë është biseduar kokë më kokë mes tyre, por shkëmbeu vetëm një batutë.

"Është takim normal, takim mbas pushimesh le të quhet", përfundoi Presidenti.

Ora 17:58
Komisioni i Venezias e ka gati opinionin për shkarkimin e Presidentit?! Meta: E kam përzemër Kodhelin, e urova dhe për ditëlindje

I pyetur nga gazetarët për deklaratën e deputetes Mimi Kodheli se Komisioni i Venezias tashmë e ka gati opinionin dhe rekomandimin për kushtetutshmërinë e dekreteve për zgjedhjet e 30 qershorit, Presidenti Ilir Meta e kaloi me batuta, por zbuloi se Komisioni ka në dorë deri më tani rreth 300 faqe raport. "200 e ca faqe, 300 faqe, do të shtohen në ditët në vijim", theksoi kreu i shtetit.

"Unë nuk ja lejoj vetes të flas në emër të komisionit të Venezias dhe të askujt tjetër, flas në emër të institucionit të presidencës. Kam thënë vetëm dy fjalë dje pas takimit me ta, kam shprehur kënaqësi që i kam takuar, dhe se nëse Shqipëria do kishte zbatuar rekomandimet e Venezias, situata do të ishte krejt tjetër. Zonja Kodheli, si një politikane e rëndësishme e mazhorancës në Kuvend, edhe mund të flasë në emër të komisionit të Venezias, është vendim i saj. Zonjën Kodheli e kam shumë përzemër dh e kam uruar sot për ditëlindjen kështu që urojeni edhe ju se është shumë e sjellshme me ju", tha Meta.

Ora 17:55
Meta kundër Ramës dhe Bashës për negociatat: Mos bëni bajram me mend! Vij nga vendi i rakisë, nuk i trembem shampanjës

Presidenti Ilir Meta doli kundër deklaratave të mazhorancës dhe liderit demokrat Lulzim Basha se më 18 tetor do kemi një datë për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Ai tha se askush nuk duhet gëzuar para kohe përderisa nuk është faktike ajo që pretendohet.

"Presidenti Ka bërë çdo gjë që vendi të çelë negociatat, që të mos mbetet pa Gjykatë Kushtetuese. Presidenti ka për detyrë t'i shërbejë interesave kombëtare dhe një gjë e tillë është anëtarësimi në BE. Unë kam bërë përpjekjet më të mira që të merrnin provimin e vjeshtës. Kemi dëgjuar se do të kemi negociata edhe nga ana e PD. Ju e dini se presidentin e keni nga vendi i rakisë kështu që nuk ka si t'i trembet gotës së shampanjës. Ka një shprehje që unë e kam shumë për zemër: Mos bëni bajram me mend'. Kështu që festën duhet ta bëjmë të vërtetë. Askush nuk mund të me akuzojë që nuk kam bërë më të mirën. thonë se çfarë bëri presidenti. Papritur të gjithë u kënaqëm dhe u gëzuan, një palë fitoi 61 bashki dhe një tjetër fiton 85% të votuesve" tha Meta.

Kryedmeokrati Lulzim Basha u shpreh dje se në asamblenë Politike të PPE-së i ka shpjegur partive simotra se megjithë gjendjen e vështirë ku ndodhet vendi, por megjatë duhet një vendim politik që të sinjalizojnë popullin shqiptar se Europa i mban hapur dyert e hapura për t'u dhënë një mesazh autoriteteve europiane.

Ora 17:51
Meta sulmon Reformën në drejtësi dhe 'merr më të mira' Komisionin e Venecias: Nuk janë diplomatë që flasin pa përgjegjësi

Presidenti Meta thumboi sërish ambasadorët duke sjellë në vëmendje rolin e Komisionit të Venecias në Shqipëri. Ai u shpreh se antërët e këtij komisioni nuk janë diplomatë që vijnë në Shqipëri për të mbaruar për punët e tyre. Meta deklaroi se janë shkelur parimet e këtij Komisioni duke sulmuar sërish Reformën në drejtësi.

"Jam këtu për të dhënë përgjigje përtej objektit të punës së Komisionit të Venecias. Për komisionin e Venecias unë kam respektin më të madh. Nuk janë diplomatë që flasin pa përgjegjësi se do ikin nesër dhe do vazhdojnë punën e tyre. Ata janë një referencë edhe për vendet e tjera. Ndaj ka bërë shumë mirë Kuvendi që e ka ftuar. Në vitin 1998 kushtetutën e bëmë me Komisionin e Venecias. Ajo u votua. Pastaj u ndryshua brenda natës dhe nuk u pyet as Venecia as qytetarët, e duartrokitën disa ambasadorë. Kjo situatë është edhe shprehje e një krize kushtetuese institucionale të vendit. Një nga arsyet pse jemi këtu është se janë shkelur rekomandimet e Venecias për Prokurorinë e Përgjithsëm dhe për Gjykatën Kushtetuese. Prandaj duhet t'i kishim dëgjuar ata", tha Meta.

Ora 17:41
Meta: Kush tha që bëra çdekretim?! Do thonë njerëzit, ore ky mos ka shkelur vërtetë kushtetutën?

Presidenti Ilir Meta tha se nuk ka bërë çdekretim, pasi sipas tij ky është një term ligjor që nuk ekziston. Kreu i shtetit tha se ka shfuqizuar dekretin e tij, një e drejtë dhe praktikë që sipas tij e ka edhe kuvendi edhe qeveria për ligje e vendime që i shfuqizon. Teksa foli për një shtet propagandistik të qeverisë dhe një shtet të së drejtës ku ai u shpreh se bën pjesë, Meta tha se nga ana tjetër, Komisioni i Venezias është një institucion i rëndësishëm që do të marrë vendim jashtë propagandës.

"Ju dëgjoni shqiptarët, se jetojmë në dy shtete, në shtetin e propagandës dhe të drejtës. Unë besoj se përfaqësoj shtetin e së drejtës me të gjitha aktet e mia si president. Në shtetin e propagandës, thuhet që presidenti nuk ka të drejtë të çdekretojë dhe ju me të drejtë thoni a ekziston fjala çdekretim? Jo nuk ekziston. dhe ju thoni ore si çdekretoi ky? Unë nuk kam çdekretuar. Unë kam të drejtë të nxjerr dekrete. Kuvendi i Shqipërisë ka të drejtë të nxjerrë ligje. Qeveria vendime. Unë kam të drejtë të nxjerr një dekret për të shfuqizuar dekretin tim të mëparshëm. Parlamenti ka të drejtë të nxjerrë ligj që shfuqizon të mëparshmin, qeveria ka të drejtë të nxjerrë një vendim për të shfuqizuar të mëparshmin. Nëse edhe unë do bëhesha pjesë e shtetit të propagandës, dhe mua më vjen keq se si juristët bëjnë sikur nuk e dinë, po të shkojnë qytetarët në Gjykatën e Strasburgut, do të na shqepi me gjoba gjykata e Strasburgut. Në rast se ata flasin për çdekretin, kur në fakt kemi të bëjmë me dekret që shfuqizon dekretin. Unë mund t'i përgjigjesha, që edhe parlamenti nuk ka të drejtë të çligjërojë, apo qeveria të çvendërojë, sepse këto terma nuk ekzistojnë. E gjitha kjo është një lojë propagandistike që njerëzit të thonë ore vërtetë mos ka shkelur kushtetutën ky?! Komisioni i Venezias është i rëndësishëm dhe nuk bazohet në propagandë por i shërben ose i ka shërbyer deri më tani forcimit të shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit", tha Meta.

Po ashtu, Meta tha se nuk ishte aspak kompetencë e Parlamentit që rrëzojë dekretin për zgjedhjet, pasi sipas ligjit ky dekret është i pakontrollueshëm dhe vetëm i zbatueshëm, ndryshe nga dekrete të tjera.

"Parlamenti me një rezolutë nuk ka pranuar dekretin e presidentit edhe KQZ ka vepruar më tej. Jemi vërtetë republikë parlamentare, president është presidenti, dhe jemi shtet i së drejtës dhe detyrat janë të ndarë në bazë të parimit check and balance. Ka dekrete që presidenti ka një pushtet ekskluziv që nuk kontrollohen, që nuk rrëzohen, nuk kundërshtohen nga ana kushtetuese e ligjore nga Kuvendi. Dhe ky është pikërisht një dekret i tillë, për zgjedhjet, për referendumet. Ndërkohë që ka dekrete të tjera që kontrollohen dhe miratohen ose rrëzohen nga Kuvendi", tha Meta.

Ora 17:39
Meta: Me datën e re të zgjedhjeve nuk kam shkelur Kushtetutën... vetëm Kodin Zgjedhor

Presidenti Ilir Meta pranoi në konferencën me gazetarët se me caktimin e datës së re të zgjedhjeve nuk ka zgjedhur kushtetutën por vetëm kodin zgjedhor duke deklaruar se kjo është tërësisht e parëndësishme.

"Dekreti nga pikëpamja kushtetues i takon vetëm presidenti të Repulbikës. Komisioni i Venecias është një nga kushtetute-bërësit. Ndodh një situatë e papranueshme. Shpikim një gjë dhe e shpërndajmë kudo. Të jeni të qetë dhe të bindur se presidenti ka respektuar kushtetutën në mënyrë më perfekte. Vetëm në tejkalimin me dy ose tre muaj në kod zgjedhor, por jo në kushtetutë por kjo është tërësisht e pa rëndësishme në lidhje me të drejtën për të zgjedhur. këtë të drejtë e ka përcaktuar Gjykata e Strasburgut. nëse i con qytetarit vetëm një kandidat nuk kemi zgjedhje por votim. në këto drejtime presidenti ka mbrojtur kushtetutën duke parandaluar që antagonizmi të kalojë në pasoja të paparashikueshme", tha Meta.

Ora 17:38
Pse ishit i qetë në Komisionin Hetimor? Përgjigjet Presidenti Meta

Presidenti Ilir Meta u pyet nga gazetarët për qetësinë që e karakterizoi përballë Komisionit të ngritur për hetimin e tij. Ai tha se kjo është karakteristikë e tij dhe nuk kishte pse sillej ndryshe në këtë institucion.

"Unë jam gjithmonë i qetë dhe artikuloj me forcë. Kështu që nuk kisha asnjë arsye përse të sillesh ndryshe në këtë komision. Kam qenë dhe do jem shembulli i qetësisë. Sundimi i ligjit dhe shteti i së drejtës është vënë në pikëpyetje. Ka qenë një mundësi për të gjithë për të kuptuar se presidenti i Republikës ka respektuar kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Unë besoj se të gjithë ata që e kuptojnë të zezën mbi të bardhë", tha Meta

Ora 17:24
Kuvendi i kërkon Metës informacionin e klasifikuar për djegien e Kuvendit, Presidenca ja kalon burimit 'sekret'

Presidenti Ilir Meta tha se informacioni që ai bëri publik disa ditë në komisionin hetimor parlamentar, se në 8 qershor në protestën e opozitës së bashkuar, kishte plan për të djegur Kuvendin, është mëse i vërtetë. Kreu i shtetit tha se e ka marrë këtë informacion që e detyroi atë të anulojë me dekret zgjedhjet e 30 qershorit, nga një institucion i lartë i sigurisë, duke nënkuptuar ndoshta Shërbimin Informativ Shtetëror. Presidenti u shpreh në konferencën për mediat këtë të mërkurë se Kuvendi i ka dërguar kërkesë zyrtare në presidencë për tu njohur me këtë informacion të konsideruar të klasifikuar. E po ashtu, presidenti Meta tha se ai i ka dërguar shkresë zyrtare institucionit prej nga e mori informacionit, në mënyrë që vetë institucioni në fjalë t'ia dërgojë informacionet Kuvendit të Shqipërisë. Ky informacion më tej do të vlerësohet nga komisioni hetimor parlamentar që ka nisur ndaj Metës në lidhje me kushtetutshmërinë e dekreteve për zgjedhjet vendore duke kërkuar shkarkimin e tij.

"Sa i takon deklaratës së një elementi të ri për opinionin publik se një ditë para se të komunikoja publikisht vendimin për të nxjerrë dekretin më 10 qershor se kam pasur informacion nga një institucion kushtetues, sekret, i klasifikuar, nga më të lartat shtetërore, kjo është e vërtetë, nuk kam thënë gënjeshtër, aq më tepër në një moment kaq të rëndësishëm. Ka informacione të tjera por në respekt të ligjit nuk mund të them dicka më shumë. Në komisionin Hetimor i kanë mundësitë sipas ligjit të njihen me këtë presidencë. Kanë cuar një kërkesë në presidencë për tu njohur me këtë informacion, presidenca i ka kërkuar institucionit që e ka kërtë informacion që t'ia vë në dispozicion kuvendit, pasi është informacion i klasifikuar. Por është informacion i vërtetë, nuk besoj se është dicka që ka ndodhur para 100 vjetësh, kuvendi është ndriçuar, ka pasur sulme, ka pasur të plagosur. Ju them me bindje se në këtë dokument do t'i ndiqni të gjitha shqetësimet e asaj kohe. Cdo institucion që ka interes në mënyrë të ligjshme mund të njihet. Dhe do ta kuptoni që ishte një situatë tërësisht e cmendur edhe më mirë nuk mund ta përshkruante edhe raporti final i OSBE-ODIHR", tha Meta.

Ora 17:23
'Qytetarët e dinë që s'kam bërë shkelje'/Meta: Më 11 tetor do të jem në komisionin e Venecias

Presidenti Ilir Meta deklaroi se më datë 11 tetor do të jetë në Komisionin e Venecias për të qenë i hapur ndaj pyetjeve të anëtarëve të saj. Ai tha se kjo nuk është një datë e rëndësishme për Shqipërinë sepse qytetarët e dinë që presidenti nuk ka bërë asnjë lloj shkelje të kushtetutës, përkundrazi ka qenë mbrojtës i saj.

"Kjo është një sfidë që e mirëpres dhe sjell një ndërkombëtarizim të një çështje nga Kuvendi i Shqipërisë por si president tepër i bindur se ky është një shërbim i jashtëzakonshëm për demokracinë, këtë punë do ta bëj në mënyrën më të përkryer të mundshme dhe kam shprehur gatishmëri për të qenë prezent edhe më 11 tetor, për të qenë i hapur ndaj çdo pyetje të anëtarëve të komisionit të Venezias për çështjen në fjalë. Dua t'ju siguroj që 11 tetori është një datë jo e rëndësishme për Shqipërinë, sepse qytetarët e dinë që presidenti nuk ka bërë asnjë lloj shkelje të kushtetutës, përkundrazi ka qenë mbrojtës i saj. Cdo përpjekje për të sajuar një datë si fokus propagande është lëvizje dëshpëruese për të shmangur datën më të rëndësishme që kemi para, është 18 tetori. I ftoj të gjithë të merren me 11 tetorin, por aq sa duhet, dhe sidomos median të mos bien pjesë e kësaj propagande, se më 11 tetor jam i gatshëm të shkoj  në komisionin e Venecias, por të merren me 18 tetorin. Ata që ngelin në klasë për vjeshtë nuk i meritojnë pushimet e gjata se ngaqë s'kanë mësuar gjithë vitin duhet të mësojnë gjatë verës, Mirëpo vetëbesimi i tepër se do ta marrin provimin në vjeshtë i bënë të zgjasin pushimet. Ndërkohë unë i kam prishur pushime me ftesa apelimi të ndryshme për të zgjidhur këtë situatë aspak pozitive për vendin tonë, duke patur në vlerësim jo vetëm samitin për vendimin për çeljen e negociatave, por edhe vitin tjetër do të kemi kryesimin e OSBE-së dhe një nga çështjet më të rëndësishme është çështja e zgjedhjeve, e demokracisë, dhe vendi që e drejton duhet të jetë shembull pozitiv për gjithë vendet e tjera".

Ora 17:21
Meta flet për takimin me delegacionin e Venecias: Nuk meritonim pushime kaq të gjata

Presidenti Ilir Meta ka dalë ditën e sotme në një konferencë për shtyp për të folur mbi vizitën e delegacionit të Venecias në Shqipëri, me ftesë të Kuvendi të Shqipërisë i cili do të përgatisë një raport lidhur me komisionin hetimor të ngritur për hetimin e kreut të shtetit. Ai tha se këtij delegacioni është përgatitur një raport paraprak duke deklaruar se bashkëpunimi i tij me Komisionin e Vencias do jetë transparent

"Mendova se ishte koha e përshtatshme për të zhvilluar një bashkëbisedim me ju meqenëse ka pasur edhe ngjarje, kemi pasur edhe mysafirë, vijmë pas disa pushimeve që nuk i meritonim kaq të gjata, flas edhe për përfaqësuesit e opozitës dhe mazhorancës. Kemi pasur edhe mysafirë të nderuar të ftuar nga Kuvendi i Shqipërisë me të cilën para kënaqësinë të zhvilloja një bisedë dje. dua të Falenderoj Kuvendin për këtë respekt të vecantë ndaj komisionit të Venecias dhe t'iu bëj të ditur se bashkëpunimi im me këtë komision do jetë transparent. Në respekt të punës deri më 11 tetor i kemi vënë një raport paraprak i cili është shumë i qartë dhe analitik dhe i shoqëruar me një aneks me dokumente që kanë të bëjnë me vendimmarjen që do të vlerësohet. këto dokumente do jenë publik në faqen zyrtare të presidencës shqip dhe anglisht dhe do jetë i hapur jo vetëm për transparencë por edhe për t;u pasuruar për arsye se kemi të bëjmë me një çështje shumë të rëndësishme e cila do te jetë e rëndësishme edhe për të ardhmen dhe do të studiohet në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Unë kam detyrë të jap një kontribut lidhur me këtë gjë ku përfshihet edhe e drejta për të zgjedhur. Do jetë në dispozicionin tuaj edhe të anëtarëve të Komisionit të Venecias dhe institucioneve ndërkombëtare ku vendi ynë është i anëtarësuar", tha Meta.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

Komente

  • Emigrant usa: 12/09/2019 00:51

    PRESIDENTI ILIR META TREGOJE EDHE NJE HERE KLASIN E TIJ SI POLITIKAN ME EKSPERIENCE QE PER EDI RAMEN ESHTE SHUME ZOR QE TA KALOJE DHE AS QE BEHET FJALE PER SHKARKIMIN GJAKFTOHTESIJA MATURIA NE TE FOLUR SHPEJTESIJA NE PERGJIGJE E BEN METEN NJE PRESIDENT TE VERTETE QE NE KUSHTETUTES QE JEMI LUFTE URREJTJE OFENDIME SHARJE ME GRA E ME NONE NDERMJET RAMES DHE BASHES ILIR META I DUHET KETIJ VENDI PA PERGJEGJSHMERIA E RAMES ME RILINDJEN DHE INJORANCA E BASHES SI ZOR ESHTE PER TE ECUR PERPARA

    Përgjigju
  • Sam: 11/09/2019 19:59

    “Tragjedia e thurur prej Arpagonit u kthye ne Komedi dhe kryehajduti theret zereni hajdutin ?! Nqs komisioni e lan e lyhen,eshte tallja me e madhe me popullin fukara?!

    Përgjigju
  • bora: 11/09/2019 19:27

    Ilir floririn nuk ka lume qe e lan, ke vrare, ke vjedhur, je turpi i kombit. Hajdut hyre ne politike me nje xhakete dhe me " rroge shteti" u bere miljarder.

    Përgjigju
  • USA: 11/09/2019 18:46

    SHKO PIRDHU HAJDUTI MUTIT TY VETEM PO TE PRURÌ SPAKU NE TEREZI SE ME KETE PO TALL BYTHEN

    Përgjigju
  • ne Burg do ndaj pjatat per te burgosurit: 11/09/2019 18:43

    Rama i ka tashme Dy dekorarata dhe nji President qe i varen poshte shaleve ! te tjerat varja , nji Dekorate posht shaleve monikes , si shker dhata me e madhe ne politike nen Titullin [Bushtra e Jales ] ndersa bashes ,varja pas bythe ,per karieren si pederast nderkombetare

    Përgjigju
  • Pipo: 11/09/2019 18:39

    Paska dale populli jashte loje? Po kur u zgjodhe ti, mos ishte gje ne loje? Madje ishte ne gjume se rate dakord me Ramen naten vone qe te beheshe president.

    Përgjigju
  • ERP: 11/09/2019 18:36

    Pjesa derrmuese e shqiptareve ne fakt me zor pret te shkosh ti ne burg. Kete ta them me bindje pa pasur nevoje per asnje tip sondazhi. Hajdut! Plehre! Legen!

    Përgjigju
  • Tini: 11/09/2019 18:36

    Trimi xha jahos.....

    Përgjigju
  • Misioni Historik i Hajnit ; Me vjedh edhe njiher Thesarin e Shqiperise: 11/09/2019 18:34

    intrigant mashtrues maskara shkerdhate atishqiptare pseudopolitikan i pafytyre ti do perfudosh atje ku meritojn antishqiptare si ty , ne Halene e Recit

    Përgjigju
  • Spiro: 11/09/2019 18:31

    O loqe i bere dekoratat si bakshishet e kamarjereve o fshatar

    Përgjigju
  • Arbëri: 11/09/2019 18:26

    Ky mund të jet qdo soji , por kurr president sepse është pa dinjitet dhe hajn i sufistikuar e tani thellë në depresion...!!!

    Përgjigju
  • KRYESHKERDHATAT E BEMAVE TE POLITIKES ZHDUKUNI NGA JETA E SHQIPTRIT: 11/09/2019 18:10

    ZHDUKUNI HA JETA BE SHQIPTAREVE KRIMINELA BASTARD MASHTRUES MASKAREJ TASHME JU RANE TE GJITHA MASKAT NGA MASHTRUESA JEREZ PA ASJI VLER VEDOSET MASKAT DHE MASHTRUT ATE POPULL NAIV NGA STALLIERE O BOT POLITIKANE QE I PERDORET ATO PRIVILEGJE SI POLITIKAN VETEM ME ZHVAT ARKEN E SHTETIT SHQIPTARE ZRADHETU SHQININ DHE I SHERBY GJITH QRQEVE ANTISHQIPTARE GREKUT -SERBIT ETJ ETJ CDO ZAGARI ANTISHQIPTARE ! ESHTE KOHA TE JEPNI LLOGARI PARA KTIJ POPULLI E JU KONFISKOHET GJITHE PASURIA PREJ SHEIKESH QE KENI SOT PA PUUAR ASNJI DITE PUNE !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • Dine: 11/09/2019 18:09

    Sa te dhimset karrikja o Ilir hajduti, o agjent i rusit o antishqiptar. Jo per gje po tani ngelet edhe ti dhe gruaja jote pa pune. Do dorehiqesh se nuk je president i askujt je i izoluar je presidenti me qesharak dhe i deshtuar ne historine e shqiperise. Zhduku!

    Përgjigju
  • redi: 11/09/2019 17:48

    Konferenca per shtyp e Metes ,me duket pa vlere per shqiptaret ,dhe vetem per te mbrojtur veten.Nuk ka vlere paraqitja para komisionit te Venecuas zoti Meta ,se ai nuk vendos per shkarkimin tuaj, por vetem jep kushtetutshmerine ose jo te veprimeve tuaja si president i Republikes.Sa per ate qe shqiptaret jane pro teje e ke gabim,se shumica kane pare tek ju njeanshmeri ne favor te partise suaj dhe opozites.Vetem cdekretimi ishte benzin ne zjarrin e konfliktit qe kerkonte opozita.Shqiperia me 18 Tetor ,dhe nese miratohet mareveshja me BE nuk eshte merite e juaja si klase pilitike ,por e popullit europian te Shqiperise dhe sakrificat e tij keto 30 vjet demokrature.Eshte koha per tu larguar nje pjese e juaj nga politika dhe brez i ri pa pasur asnje te kaluar korruptive te udheheqe vendin

    Përgjigju
  • gramoz: 11/09/2019 17:47

    KE surrat ti mor ilir mor fytyre-qen,,,ti prishesh rehatin komisionerve te venecias,,,c'taksirat te kane ata dhe ne.....

    Përgjigju
  • vera: 11/09/2019 17:45

    IK O ILIR ik fshihu ne ndonje vend,,,te keshilloj si nje mik qe ta do te miren,,,,ose rri ne maje te malit te dajtit,,,aty merr me vete alket islamin me nje ballone me motorr te mesoi,,,,dhe po te erdhi policia leshohu dhe dil ne itali te shpetosh koken..

    Përgjigju