Meta: Rama e Basha vranë 4 protestues më '21 janar'! Vrasjet ishin planifikuar, më njoftuan miqtë përtej Oqeanit! Nëse shkarkohem, do ankimoj vendimin e 'Kushtetueses'

Meta: Rama e Basha vranë 4 protestues më '21 janar'! Vrasjet ishin planifikuar, më njoftuan miqtë përtej Oqeanit! Nëse shkarkohem, do ankimoj vendimin e 'Kushtetueses'

Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta, ka bërë një deklaratë të fortë këtë mbrëmje duke akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD, Lulzim Basha si vrarësit e 4 protestuesve në bulevard më ‘21 janar’ 11 vite më parë. Kreu i shtetit theksoi se disa miq të huaj e kanë telefonuar dhe i kanë thënë se në atë protestë ishte planifikuar të vriteshin njerëz. Kujtojmë se e gjitha u nis pas skandalit me videon Meta-Prifti, ku flitej për koncesion dhe kjo shtyri që të organizohej një protestë kundër këtij korrupsioni siç e quante atëherë Partia Socialiste.

"Ata qytetarë i ka vrarë Rama bashkë me Bashën. Unë kam qenë në një emision një natë para dorëheqjes. Ai 700 mijëshi ishte montazh sepse ishin letrat. Unë them nuk kam ndërmend të jap dorëheqjen, në mëngjes më bie zilja te shtëpia te Blloku edhe vjen një haber nga miqtë e mi të vjetër edhe të rinj nga matanë Oqeanit. Edhe më thonë mua shiko vlerësoje më mirë këtë situatë sepse planifikohen të bëhen vrasje në protestë. Më thanë ti nuk duhet të jesh në zyrë se do thonë që kjo gjë që ndodhi, ndodhi për arsye se nuk ke dhënë dorëheqjen e kështu. Nuk është mirë një situatë e tillë të ndodhë e të të gjejë në zyrë."-deklaroi Meta.

Ndër të tjera kreu i shtetit tha se pasi mori këtë telefonatë, njoftoi Berishën i cili asokohe ishte kryeministër, se Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë planifikuar të vrasin njerëz në protestë.

“Shkova te Berisha dhe i thashë se duhet t’i kërkojmë prokurorisë ta ndjekim këtë çështje sepse ata kanë planifikuar të vrasin njerëz në protestë.”, tha Meta.

Kujtojmë se 11 vite më parë, Sali Berisha ishte kryeministër dhe kishte nën drejtim qeverinë ndërsa Lulzim Basha ishte ministër i brendshëm dhe Rama ishte në opozitë.

Sa i përket shkarkimit të tij, Presidenti Meta theksoi se do të ankimojë vendimin nëse Gjykata Kushtetuese njeh shkarkimin nga Parlamenti. Kreu i shtetit theksoi se nuk do të shkojë në një gjykatë e cila nuk ka dhënë një përgjigje të drejtë sa i takon zgjedhjeve lokale të 30 qershorit dhe nuk i është përgjigjur Komisionit të Venecias.

Presidenti tha se nuk do të jetë i pranishëm gjatë shqyrtimit të çështjes së shkarkimit të tij por shtoi se do të dërgojë përfaqësues ligjor dhe nuk do ta bojkotojë seancën.

“Gjykata Kushtetuese mund të shprehet dhe tani për shkarkimin e Presidentit, thjesht për dhënien e një interviste tek një gazetar dhe një televizion privat që nuk mbështet qeverinë. Unë nuk shkoj në një Gjykatë e cila nuk ka dhënë një përgjigje të drejtë për sa i takon zgjedhjeve bashkiake dhe nuk i është përgjigjur Komisionit të Venecias për këtë çështje thelbësore.”-tha Meta për emisionin 'Now'.

Më 9 qershor 2021, Kuvendi i Shqipërisë, deputetët kanë votuar në favor të shkarkimit të presidentit, Ilir Meta me 104 vota, duke thënë se ai ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës.

Deputetët e Partisë Socialiste në pushtet ngritën këtë Komision Hetimor parlamentar, i cili gjeti 17 shkelje të Kushtetutës nga ana e presidentit.

Gjykata Kushtetuese bën me dije se është caktuar data 1 shkurt për zhvillimin e kësaj seance dhe se shkak për shtyrjen është bërë infektimi me COVID i relatorit të çështjes, Përparim Kalos.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:32
Meta: Po të më shkruajë Rama për takim, lë studion dhe iki! Më ka marrë malli për Sali Berishën

1614178277_Screenshot4.jpg

Presidenti Ilir Meta, deklaroi këtë mbrëmje se e ka marrë malli për Sali Berishën pasi ka disa muaj që nuk e takon, ndërsa për Ramën nuk ka. Por e papritur ishte kur Presidenti tha se nëse i shkruan Rama në këto momente për diçka të rëndësishme për shtetin, lë çdo gjë dhe shkon ta takojë.

"Për Berishën kam mall sepse e kam thënë, kam 17 muaj që nuk e kam takuar, për Ramën mall nuk kam, pro tani po të më shkruajë të më thotë që ka diçka të rëndësishme për shtetin, unë lë çdo gjë e iki. Të lë ty, të kërkoj ndjesë e shkoj në zyrë sepse sa hërë më kërkuar diçka unë i kam shkuar. Mall nuk kam, mall për njerëz që i kanë bërë këto gjëra vendit tonë."-tha Meta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kistra: 27/01/2022 10:44

    Njeriu me i ndyre dhe i lig qe ka mxjerre ky vend! Unik per kulisa, pabesi e prapaskena!

    Përgjigju
  • Leli: 27/01/2022 05:16

    Asokohe ky pisi i quajti kokpalare protestuesit ne bulevard, sot ban si i nershem

    Përgjigju
  • Flori: 27/01/2022 04:30

    OR MASKARA PRESIDENT.I CEPANIT...PO PREJ TEJE DHE SALI BERISHES U VRANE 4 VETA NE BULEVARD,,,TE REGJISTROU TAN PRIFTI,,APO HARROVE DHE TI THE QE ISHTE E MONTUAR VIDEOJA,,,TE NJEH POPULLI TY O PALACO,,,HAJDUT DHE VRASES,,E VRAVE DRITAN PRIFTIN SE TE NXORRI VIDEON,,,E ...HELMOVE....NE BURG TE DO POPULLI,,O QEN I PESHTIRE,,,,....

    Përgjigju
  • Fadili: 27/01/2022 02:40

    Nuk ka spital qe e merr ne dorezim kete tip Eshte specja me e afert e njeriut me majmunin

    Përgjigju
  • Jim: 27/01/2022 02:35

    Tani ndajw mendjen kush I vrau se Berisha ka thene se I kam vrare une dhe se do vrisja me snajper edhe Edi Ramen Sa per dashurine me Salen te gjithe e dine Pse e ke Te shpetoi bythen Kur ishe ne gjykate Po te deahte Ai do ishe ne burg or matherfacher!

    Përgjigju
  • Ceco me bicak: 27/01/2022 00:12

    Shko fshihu pas fustanit te Monikes se tek 313-ta e ke vendin se shkaktari i protestes ishe ti qe kerkove rritjen e cmimeve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ditë me diell e temperatura deri në 28 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Ditë me diell e temperatura deri në 28 gradë celsius, parashikimi i motit për sot