Presidenti italian Matarella kërcënohet sërish, edhe 11 persona nën hetime

11 persona janë vënë nën hetim pasi kanë kërcënuar presidentin italian Sergio Matarella, nëpërmjet internetit. Të hetuarit vijnë nga qytete dhe profile të ndryshme, nga profesor universiteti në Romë i lidhur me grupe dhe militantë supremacistë, gazetarë, pensionistë, një këngëtar dhe kompozitor dhe një punonjës administrativ, të gjithë të moshave 46 deri në 65 vjeç.

Ata tani duhet t’i përgjigjen akuzave për fyerje të nderit të Presidentit të Republikës dhe nxitje për thyerjen e ligjit.

"Largohuni", "Bastard", "Ju duhet të vdisni". "Populli herët apo vonë do të rebelohet” “ Kjo është ajo që ju meritoni". Këto janë disa nga fjalitë e shkruara në rrjetet sociale drejtuar Presidentit Mattarella dhe mbi të cilat ekziston një hetim që nga prilli i vitit 2020.

Hetimet zbuluan se veprat penale në internet janë rezultat i një strategjie të përpunuar kundër institucioneve më të larta në vend. Kishte dhjetëra postime dhe përmbajtje fyese midis Prillit 2020 dhe Shkurt 2021. Kërkimet, të shtrira në llogaritë elektronike dhe profilet shoqërore të të dyshuarve, lejuan sekuestrimin e kompjuterëve të shumtë, telefonave, Ipads dhe laptopëve.

Profesori 53-vjeçar i universitetit nga Roma u zbulua se ishte në lidhje me grupe dhe militantë supremacistë dhe antisemitikë të frymëzuar përmes platformës sociale ruse VKontakte (e ngjashme me Facebook) dhe gjithashtu me lëvizjen nacionale socialiste të punëtorëve.

Kjo nuk është hera e parë që presidenti italian bie pre e kërcënimeve, në muajin mars 10 persona të tjerë janë vënë nën hetim mes tyre edhe 2 shqiptarë. E gjithë kjo erdhi pasi kreu i shtetit mori vaksinën anti-COVID

“Le të marrim armët, të shkojmë ta vrasim atë bir…”, “Të uroj çdo të keqe”, “Mezi pres të marr pjesë në varrimin tuaj”,’ dua të të shoh të vdekur” ishin këto disa prej komenteve.

Shqiptarët e vënë nën hetim ishin Arjan Karagjozi dhe Irena Salati, që tani duhet t’i përgjigjen akuzave për fyerje të nderit të Presidentit të Republikës, vepër penale kjo që parashikon 1-3 vite burg  në bazë të nga artikulli 278 të  Kodit Penal.

S.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    BE heq kufizimet dhe pak raste ditore, a mendoni se mbaroi pandemia në Shqipëri?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Frrok Çupi në Repolitix: Berisha 'tirani' i fundit në Ballkan, pas Millosheviç dhe Izetbekoviç, prandaj është e vëmendshme Amerika