Presidenti jugkorean urdhër marinës: Nëse Koreja e Veriut provokon, kundërpërgjigjuni menjëherë

Presidenti jugkorean urdhër marinës: Nëse Koreja e Veriut provokon, kundërpërgjigjuni menjëherë

Presidenti jugkorean, Yoon Suk Yeol

Presidenti jugkorean, Yoon Suk Yeol, u ka thënë pjesëtarëve të marinës të shtunën që, “fillimisht veproni, më pas raportoni”, nëse provokoheni, pas përshkallëzimit të kërcënimeve nga Koreja e Veriut.

Koreja e Veriut, vend me fuqi bërthamore, e ka shpallur këtë vit Korenë e Jugut si “armiken kryesore”, i ka mbyllur agjencitë që kanë synuar ribashkimin, dhe kthimin e komunikimeve, si dhe ka kërcënuar me luftë edhe nëse i preket “0.001 milimetër” e territorit.

Lideri verikorean, Kim Jong Un, e ka përsëritur të premten se Pheniani nuk do të hezitojë “t’i japë fund” Koresë së Jugut, nëse sulmohet, duke e konsideruar Seulin si “armikun më të rrezikshëm” të verikoreanëve.

Yoon, në anën tjetër, e ka thelluar bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara dhe Japoninë, prej kur është ngjitur në pushtet, më 2022, duke përfshirë shtimin e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake.

“Nëse armiku na provokon, veproni sipas parimit ‘fillimisht veproni, më pas raportoni’ dhe përgjigjuni me vendosmëri, pa hezituar për të shkatërruar vullnetin e armikut”, ka thënë Yoon gjatë një vizite te pjesëtarët e marinës jugkoreane.

Yoon ka bërë deklarata të ngjashme edhe muajin e kaluar në një bazë ushtarake.

Përveç ashpërsimit të retorikës, të dyja palët i kanë rritur masat e sigurisë në kohën e fundit.

Yoon, i cili e ka fituar pushtetin me zotimet për të qenë i ashpër ndaj Phenianit, dhe partia e tij, po synojnë të fitojnë sërish shumicën parlamentare në zgjedhjet e ardhshme,

Ekspertët kanë thënë se Koreja e Veriut e ka një regjistër të gjatë të provokimeve që ka bërë para zgjedhjeve jugkoreane, si pjesë e strategjisë për të shkaktuar probleme për jugkoreanët. REL

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor